Punët do të shkojnë vaj dhe udhëtime romantike/Horoskopi i muajit prill: BINJAKËT dhe GAFORRJA

BINJAKËT

·Hëna e re (1 prill): Rifreskoni grupet tuaja sociale dhe marrëdhëniet në komunitet

·Hëna e plotë (16 prill): Zbuloni dëshirat tuaja më të thella në takime dhe marrëdhënie seksuale

·Eklipsi diellor (16 prill): Të papritura që nuk i kontrolloni dot

·Data të tjera kyçe:2, 10, 18, 24, 29 prill

Muaji prill do të nisë si jo më mirë për të lindurit në shenjën e Binjakëve. Një problem i madh në punë do të zgjidhet falë gjenialitetit tuaj. Por roli juaj do të jetë me rëndësi edhe në familje. Muaji do të jetë i mbushur me festa të bukura, ku do të shkoni me dëshirë. Në sferën profesionale punët shkojnë vaj, pasi aty merrni dhe respektin  që ju nevojitet aq shumë. Megjithatë, mos mendoni se ky aktivitet është afatgjatë, pasi Mërkuri do të hyjë në shenjën tuaj më datë 10 dhe do t’i trazojë pak ujërat. Përpiquni të gjeni pak qetësi dhe të kaloni kohë me veten, pasi do të zbuloni shumë duke reflektuar.

Hëna e plotë në Peshore më datë 16 është një festë për të eksploruar dëshirat tuaja romantike të fshehta. Sigurisht që nëse diskutoni me miqtë/mikeshat problemet seksuale me partnerët, do t’ju duket si tabu, por në fakt ky rrugëtim nuk ka të bëjë me ta, por vetëm me ju. Duhet të jeni më të çlirët. Gjatë viteve të fundit keni punuar fort për të shlyer borxhe, taksa apo kredi. Shumë nga miqtë po ndjekin modelin tuaj financiar. Më datë 29, Plutoni kalon në prapavijë, por ju prapë do të vazhdoni të shtoni të ardhurat tuaja.

GAFORRJA

·Hëna e re (1 prill): Caktoni qëllimet për karrierën dhe imazhin tuaj publik

·Hëna e plotë (16 prill): Sheshoni mëritë që mbani me familjarët

·Eklipsi diellor (16 prill): Ndryshime të mëdha në rrethet tuaja shoqërore

·Data të tjera kyçe: 2, 29 prill

Hëna e re në Dash më datë 1 prill do të nxitë një fillim të ri në karrierë dhe në jetën tuaj publike. Ju jeni nga ata njerëz që udhëhiqni duke dhënë shembullin tuaj. Pak rëndësi ka nëse punoni në një korporatë, keni biznesin tuaj, keni marrë leje lindjeje apo për të udhëtuar, ndryshoni titullin tuaj në imejl që ta marrin vesh të gjithë ndryshimin që ju ndodh. Edhe pse në fushën profesionale punët shkojnë vaj këtë muaj, në familje do ta keni të vështirë. Kulmi i debateve do të jetë 16 prilli. Edhe pse nuk para keni qejf të ndani problemet familjare me miqtë dhe kolegët, nuk është  gabim të çliroheni dhe ta hiqni këtë barrë që mbani vetëm për vete.

Diçka brenda familjes ju streson. Mund të jenë vjehrrit, një njeri i tretë, që ju ushtron më shumë presion në lidhjen me partnerët. Edhe pse pasioni ju mungon, ky është një moment i rëndësishëm që të pyesni edhe për nevojat e të tjerëve. Ajo çka është juaja është edhe e atyre? Një udhëtim romantik do të zgjidhte shumë probleme në çift. Nëse deri tani keni shmangur borxhet pasi një gabimi profesional, situata do të ndërlikohet më shumë duke ju irrituar. Marsi vihet përballë Saturnit më datë 4. Këshillohuni me një mik që merr vesh nga këto punë apo me një ekonomist që të mos ndodhin më të tilla keqkuptime me pasoja.

Author: horoscope