Dashi
Do të duhet të vendosni midis angazhimeve tuaja personale dhe profesionale. Punëdhënësi juaj po ju kërkon që të kaloni më shumë kohë duke punuar. Nëse marrëdhënia juaj do të lulëzojë, konsideroni të ndryshoni punë kur është e mundur. T`i kushtoni më shumë kohë aktiviteteve shpirtërore do të sjellë ekuilibrin në jetën tënde. Fitimi i parave dhe shijimi i një statusi shoqëror është diçka e bukur, por nuk është zëvendësim i paqes së brendshme. Lutja dhe komunikimi me natyrën do të kultivojnë kënaqësi.
Demi
Përfundimi i një pune do t`ju bëjë të ndjeheni rehat. Keni shpenzuar kaq shumë kohë në këtë projekt sa nuk jeni i sigurt se çfarë të bëni tjetër. Jepini vetes leje që të pushoni dhe të reflektoni. Të bëni një udhëtim të largët është ajo që vërtet dëshironi, por situata ku ndodheni tani nuk jua lejon. Ju mund të kërkoni për një grup artistik në internet. Në vend që idetë tuaja të vihen në dyshim, do të inkurajoheni dhe mbështeteni. Kjo do të ketë një ndikim shumë pozitiv. Puna juaj kërkon që të merrni rreziqe. Qëndroni të fortë.
Binjakët
Një marrëdhënie romantike nuk po sjell atë që prisnit. Mos e fajësoni partnerin tuaj. Një person tjetër nuk mund të të bëjë kurrë të lumtur. Çelësi qëndron brenda jush. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme për ju t’i kushtoni shumë kohë dëshirave që ju sjellin gëzim. Nëse keni planifikuar një intervistë pune, përdorni këtë mundësi për të treguar arritjet tuaja krijuese të cilat tregojnë që jeni një njeri fleksibël. Do të bëni një përshtypje të mirë. Mos u dekurajoni nëse paga për këtë pozicion është e ulët.
Gaforrja
Mënyra se si po jetoni tani nuk ju gëzon shumë. Kur vendi të kthehet në normalitet, do të jetë koha e duhur për të kërkuar një situatë më të shëndetshme. Lëvizja jashtë shtetit është një mundësi e veçantë. Një i afërm do ju ndihmojë të gjeni vendbanimin e përsosur. Jini të hapur për të eksploruar lagje të larmishme kulturore. Një komunitet i tillë do t’ju bëjë të provoni ushqime të shijshme që zakonisht nuk i provonit dhe do të mësoni shumë për traditat e tyre.
Luani
Kjo nuk është koha e duhur për të nënshkruar një kontratë ose për të lidhur një marrëveshje. Dikush ka ndërmend të kontrollojë çdo lëvizje tuajën. Kjo nuk është lloji i mundësive që po kërkoni. Paratë nga një trashëgimi do të arrijnë në kohë. Përdorini këto para me kujdes. Duke i mbajtur nën kontroll shpenzimet tuaja, do të bëni shumë përparime me një projekt që do transformojë jetën tuaj.
Virgjëresha
Paga juaj do të jetë shumë më pak nga sa prisnit. Mos e pranoni këtë situatë. Ju jeni duke u marrë me dikë që kënaqet duke i paguar më pak ata që punojnë për ta. Duke i kërcënuar me veprime juridike,ata do të tërhiqen. Ju duhet të jeni shumë këmbëngulës. Shoku juaj më i mirë ose partneri romantik do të jenë shumë mbështetës. Së bashku, do të arrini një fitore. Duke mbrojtur interesat tuaja, ju do t’i mbroni të tjerët që mos të bien viktima.
Peshorja
Duhet të gjeni një mënyrë më të shëndetshme për të marrë famë dhe brohoritje. Familja juaj nuk ju ka mbështetur që të shprehni anën tuaj artistike. Injoroni paralajmërimet e tyre dhe ndiqni dëshirat tuaja. Nëse kjo do të thotë të bëheni një stilist, piktor ose muzikant, kështu qoftë. Ju jeni bekuar me një talent të jashtëzakonshëm krijues. Lënia pas dore e aftësive tuaja krijuese është një humbje e tmerrshme. Shfrytëzoni çdo mundësi për të përgatitur diçka të bukur dhe për t’u bërë i famshëm.
Akrepi
Sekretet po dalin në dritë. Merreni këtë si një bekim. Tani të gjithë e dinë të vërtetën e një situate të dhimbshme. Jini të dhembshur me veten. Ndjekjet artistike do të jenë terapeutike. Harxhoni energjitë tuaja në një projekt shkrimi ose muzikë. Frymëzimi do të rrjedhë si një lum i fuqishëm. Së shpejti, ju do të jeni aq të zënë duke bërë gjërat që doni, sa ato gjëra që dikur ju mërzisnin do t’ju duken një kujtim i largët.
Shigjetari
Ju jeni gati të lini një grup që nuk pasqyron më vlerat tuaja. Mos bëni shumë zhurmë për largimin tuaj. Ata do synojnë t’ju mbajnë aty dhe mund të lëshojnë akuza ndaj jush. Njerëzit që me të vërtetë kujdesen për ju do t’ju duan më të mirën. Pasi t’i ktheheni normalitetit dhe të shkëputeni nga kjo organizatë, do të merrni një mundësi për të punuar për një kompani të themeluar prej kohësh. Fitimi i një rroge të rregullt do t’ju bëjë të merrni frymë lehtë. Bëjeni zakon heqjen e një pjese të të ardhurave tuaja për kursim.
Bricjapi
Ju e keni tejkaluar punën tuaj. Shfrytëzojeni këtë mundësi për të kërkuar një pozicion që tërheq anën tuaj krijuese. Jeni lodhur duke pasur të njëjtën punë çdo ditë. Tranzicioni do të jetë sfidues dhe stimulues. Regjistrimi i një podcast-i ose mbajtja e një blog-u do të tërheqë tifozë. Njerëzit i vlerësojnë rekomandimet dhe vëzhgimet tuaja. Reklamuesit do të përfitojnë nga reputacioni juaj si një ndikues i mediave sociale.
Ujori
Ju jeni në një situatë shumë çorientuese. Si shumica, edhe mënyra juaj e jetës është kthyer përmbys dhe ju ndjeheni të shtangur. Izolimi në shtëpi ju ka bërë të mendoni për të ardhshmen diku tjetër, në një vend që është më mikpritës me idetë tuaja. Ju mund të duhet të punoni me një grumbull dokumentesh zyrtare, por një takim i rastësishëm me një zyrtar do ta bëjë këtë proces më pak të lodhshëm.
Peshqit
Një shpenzim do të jetë më i madh nga sa prisnit. Mos u frikësoni. Është e thjeshtë të tërheqësh paratë që dëshiron kur je i qetë. Në vend që t’i kërkoni një miku para borxh, gjeni një mënyrë për të fituar para. Bërja e gjërave që janë të dobishme dhe të bukura do të mbledhë pasurinë që dëshironi. Nëse jeni duke shitur produkte në një dyqan duhet të vendosni një çmim të drejtë për këto mallra.