Sot flitet shumë për Diellin në eklips në shenjën e Binjakëve por natyrisht kjo lidhet si çift me eklipsin e mëparshëm të Hënës të datës 26 Maj në shenjën e kundërt të Binjakëve; Shigjetarit. Gjithmonë eklipset ndodhin në çift brenda 2 javësh largësi prej njëri-tjetrit. Këto eklipse po ndikojnë që tani në botë. Eklipset në shenjën e Binjakëve filluan vitin e kaluar (30 nëntor 2020). Eklipset janë ato ngjarje kozmike që kanë më shumë ndikim, bëjnë ndryshimet më të mëdha në vetëdijen tonë, ndryshime në realitetin socio-ekonomik, në psikologjinë dhe emocionet tona personale.
Eklipset sjellin ngjarjet e lidhura me fatin. Pra, janë ngjarjet më të mëdha që ndryshojnë jetën tonë, të të gjitha llojeve dhe tani ndodhin përfundimet dhe fillimet më të rëndësishme të mundshme të jetës, për shembull zbulimi i sëmundjeve të ndryshme, zbulimi i një punë të re, zbulimi i shtatzënisë, takimi me partnerë të rëndësishëm të jetës. Kjo është një periudhë e jetës që vë datat e momenteve më të rëndësishme, me apo pa planfikimin tonë. Kjo nuk përjashton vullnetin e lirë, por disa gjëra ndoshta janë të shkruara, ndoshta kanë për qëllim të ndodhin, ndoshta është e shkruar që disa njerëz duhet të takohen, që disa njerëz kanë të largohen, etj.
Këto janë ngjarje në nivelin personal por në nivelin kolektiv, tashmë e kemi ndjerë dobësimin e energjisë së Shigjetarit. Pse të Shigjetarit?
Poli Verior dhe Jugor janë faktorët kryesorë në çdo eklips, dhe çdo herë që Dielli vjen në kontakt me ta, ata fillojnë ciklin e tyre të eklipsit. Poli Verior dhe Jugor nuk janë planetë – janë pika ku hëna dhe orbitat e Tokës kryqëzohen. Përfaqësojnë pika ku jemi të rritur dhe pika ju kemi të vegjël. Tregojnë se nga vijmë, por gjithashtu se ku po shkojmë. Eklipsi i Hënës në Shigjetar (26 maj 2020) kishte të bënte me heqjen dorë prej idesë se i kemi të gjitha përgjigjet – sepse në realitet, askush nuk i ka. Poli Jugor i Hënës në Shigjetar tregon që po tërhiqemi nga pikëpamja e Shigjetarit, sepse tani shohim Binjakët; shohim se ka shumë më shumë për të mësuar dhe për të zbuluar. E kemi ndjerë se si gjatë këtij viti energjia e Shigjetarit në botë është dobësuar. Rregullat e Shigjetarit, udhëtimet ndërkombëtare, besimet abstrakte, universitetet dhe vendet e arsimit… Ka qenë një krizë mendimi dhe krizë besimi, dhe kjo do vazhdojë deri në fund të vitit. Nuk e dimë më në të njëjtën mënyrë se çfarë të presim nga e ardhmja. Njerëzit nuk kanë të njëjtin vizion të qartë për jetën. Kjo nuk është domosdoshmërisht për shkak të pandemisë dhe kufizimeve të saj. Është më e brendshme dhe personale.
Ky eklips diellor është shumë i fortë dhe po pompon gjithçka që drejtohet nga energjia e shenjës së Binjakëve. Fuqia e Binjakëve po forcohet. Binjakët lidhen me mediat sociale, me komunikimin dhe fuqia e tyre është më e madhe se kurrë.
Ne po lëshojmë paradigmat dhe indoktrinimin e vjetër. Nuk besojmë në të njëjtat gjëra për të cilat prindërit dhe gjyshërit tanë bënin be. Po ndryshojmë atë që mendonim se ishte më e mira për ne si individë, për ne si vajza, si djem, si çfarëdo me të cilën e njeh apo e pranon veten. Shigjetari rregullon ligjin dhe ne nuk jemi më të sigurt për atë që duhet të ndryshojmë, nuk jemi të sigurt se cili është imperativi moral i shoqërive, nuk jemi të sigurt se cila është busulla jonë morale dhe kjo do të na çojë në ndryshime të mëdha dhe rritje të jashtëzakonshme. Gjithë kjo pasiguri është mençuri e Binjakëve, është një formë mençurie dhe inteligjence.
Shigjetari është një shenjë që është e sigurt në bindjet e saj, por shenja e Binjakëve nuk është e tillë. Po vëmë në pikëpyetje gjithçka, si një Binjak. Poli Verior i Hënës që është në energjinë e Binjakëve (prej datës 6 maj 2020) dhe po krijon eklipse të vazhdueshme, dëshiron që ne të ndryshojmë të gjithë programimin e vjetër të mendjes. Tani kemi një mendje të vjetër dhe një mendje të re. Sigurisht që kjo krijon një krizë besimi, krijon pasiguri, por pranojmë që na duhet informacion i ri. Tani që jemi të pasigurt, tani që besimet dhe perspektivat tona janë tronditur, tani që nuk jemi të sigurt se çfarë është e vërteta dhe çfarë jo, jemi të hapur për burime të reja informacioni.
Përmes këtij eklipsi ne e hapim veten për të mësuar aftësi të reja, informacione të reja. Një mënyrë si kjo manifestohet në publik është që mund të ketë burime të reja të mediave sociale që do bëjnë një punë shumë më të mirë në informimin e njerëzve.
Jemi shumë më të hapur për të dëgjuar mendimet e të tjerëve, për të dëgjuar në përgjithësi. Kjo është hapësira ku do e gjejmë veten deri në 6 muajt e ardhshëm, deri më 4 dhjetor kur të kemi eklipsin diellor në Shigjetar, në shenjën e kundërt. Deri atëherë, njerëzit janë më të hapur për diskutime, më të hapur për ide të ndryshme, ndërsa energjia e Shigjetarit që beson fort tek mendimet e veta, nuk gjen ende vend për tu ulur në mendjet tona.
Ky eklips është në tension me Neptunin, kështu që do të ketë shumë informata të gabuara që mund të vijnë përmes mashtrimeve, gënjeshtrave dhe komunikimeve të gabuara.
Megjithatë teksa Neptuni i bën gjërat e çrregullta, Saturni na ndihmon me logjikën e tij të qartë. Saturni po sigurohet që informacioni që na vjen është i qartë, do t’i ndihmojë njerëzit të jenë më me këmbët në tokë dhe të bazohen në prova të vërteta përpara se të zgjedhim cilat informacione janë të vërteta dhe cilat jo. Njerëzit janë më të arsyeshëm edhe pse më konfuzë.
Eklipsi i sotëm i 10 qershorit, është ndjerë shumë që nga fillimi i majit (10 maj afërsisht) dhe do ndjehet deri në 10 korrik të paktën. Ndikimi i tij (me ato ngjarjet e destinuara apo të shkruara) është në përgjithësi 3 vjet. Do të përsëritet në 2022-2023, por tani përqendrohemi vetëm në ngjarjet që ndodhin në qershor.