Dashi
Priten takime mjaft interesante gjate kësaj dite për ata qe janë vetëm. Jupiteri do iu nxite te tregoheni te matur me çdo vendim. Për çiftet do jete një dite e qete dhe pa asnjë te veçante. Merrini gjerat si t’iu vijnë. Ne planin financiar duhet me patjetër te pakësoni shpenzimet nëse doni qe buxheti te jete i qëndrueshëm. Disa do tregohen te pakursyer dhe do kenë tronditje.
Demi
Ka shume mundësi qe ata qe janë ne një lidhje te marrin një vendim te rëndësishëm mbi te ardhmen sot. Merkuri do ua qartësojë edhe me tepër idetë. Beqaret do kenë mësuar nga gabimet e se kaluarës dhe do tregohen te matur me takimet qe do kenë. Ne planin financiar do jeni te kujdesshëm dhe do shpenzoni me shume kujdes. Sipas horoscope situata do jete e qëndrueshme.
Binjaket
Dashuria për çiftet do jete shume me e mire sesa ata e kishin menduar sot. Do përjetoni emocione pa fund dhe do ndiheni te plotësuar. Beqaret do kenë një dite te mbushur me surpriza dhe te papritura te këndshme. Shfrytëzojeni ditën deri ne minutën e fundit. Financat do jene mjaft delikate sepse do shpenzoni pa menduar aspak për te ardhmen.
Gaforrja
Klime e ngrohte dhe e mbushur me emocione kjo e sotmja për te dashuruarit. Shprehini sa te mundni ndjenjat. Beqaret me ne fund do takojnë personin qe kane ëndërruar gjithmonë dhe do ndihen te plotësuar. Sipas horoscope shume shpejt disa do kalojnë ne një stad akoma me serioz. Ne planin financiar tregohuni me te organizuar dhe me te arsyeshëm. Vetëm kështu nuk do keni probleme.
Luani
Ambienti yjor duket mjaft premtues për ata qe janë ne çift. Do flisni pa dorashka për gjithçka dhe nuk do i mbani asnjë sekret partnerit. Ai do iu vlerësojë për këtë fakt. Beqaret do jene gjate gjithë kohës ne kërkim, por nuk do fiksohen. Kini parasysh qe jeta është e shkurtër, mos e humbni kot. Ne planin financiar priten goxha përmirësime. Përgatituni për ndonjë investim me teper.
Virgjeresha
Duke qene se do jeni mjaft te shqetësuar për punën do e lini pas dore jetën sentimentale gjate kësaj dite. E mira do ishte t’ia shpjegonit partnerit ne mënyrë qe ai mos mërzitej. Për beqaret priten dashuri me shikim te pare, kështu qe bëjini sytë katër. Financat do jene te paqëndrueshme dhe shqetësuese. Tregohuni me te matur me shpenzimet.
Peshorja
Venusi, përendesha e dashurisë, do jete e pozicionuar mire sot ne jetën tuaj sentimentale. Çdo gjë do shkoje me se miri dhe nuk do keni për çfarë te qaheni. Edhe beqaret do kenë një dite te këndshme dhe te mbushur me emocione te mëdha. Shfrytëzojeni çdo sekonde. Për sektorin e financave gjerat do shkojnë mire. Sipas horoscope nëse shpenzoni me maturi nuk do keni probleme.
Akrepi
Priten turbullira gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Te dy do tregoheni kokëfortë dhe nuk do pranoni te bëni lëshime. Situata do vije duke u përkeqësuar deri ne mbrëmje. Beqaret nga ana tjetër papritur do takojnë një person te thjeshte, por qe ne te vërtetë është një thesar i çmuar. Financat nuk do jene as te mira as te këqija, kështu qe kujdes me çdo hap qe do hidhni.
Shigjetari
Dita e sotme nuk do jete shume problematike për çiftet, megjithatë as furtuna te mëdha nuk do ketë. Venusi do iu gjendet pranë ne çdo moment dhe do iu nxite te tregoheni te kujdesshëm. Beqaret do kenë me ne fund takimin qe kishin imagjinuar dhe kalojnë një dite te bukur. Ne planin financiar do bëni çfarë te mundni qe te ruani ekuilibrin.
Bricjapi
Merkuri do iu beje me idealiste se kurrë gjate kësaj dite. Do jepni shume nga vetja ne mënyrë qe ai qe keni ne krah te ndihen sa me mire. Kujdes sepse jo gjithmonë iu vlerësohet ajo qe bëni. Sipas horoscope për beqaret pritet një takim interesant i cili do ua ndryshoje jetën. Për te shpenzuar do mbani kampion gjate kësaj dite. Financat do jene te paqëndrueshme.
Ujori
Pas një periudhe jo te mire për jetën ne çift, sot do filloni ta rregulloni marrëdhënien me partnerin. Jupiteri do iu nxite te tregoheni tolerante. Beqaret nuk duhet te pranojnë çdo ftese qe do iu behet vetëm e vetëm për te njohur persona te rinj. Disa do iu lëndojnë. Financat nuk do kenë asnjë problem, por duhet te vazhdoni te shpenzoni me maturi dhe kujdes.
Peshqit
Dite paska e zymte kjo e sotmja për te dashuruarit, por gjithçka do përmirësohet nëse do tregoheni me te kuptueshëm dhe nëse bëni lëshime. Për beqaret nuk pritet asgjë e re. takimet e shumëpritura do ndodhin disa dite me vone. Influenca e planetëve do jete pozitive për financat. Shfrytëzojeni për te bere ndonjë investim apo për te hequr disa lek mënjanë./horoscope