Ky është i vetmi rast kur duhet të keni SERIOZISHT frikë nga shenja e Demit

Për Demin, jeta sillet e gjitha tek kënaqësitë e vogla.

Ndonëse është një shenjë kokëforte dhe guximtare, kur vjen puna e të lënit zonën e rehatisë, ata mendohen gjatë E kush u vë faj (kur zona e tyre e rehatisë është aq e rehatshme). Më poshtë do të lexoni të gjitha tiparet qofshin pozitive apo negative që e bëjnë Demin, atë që është, një nga shenjat më të lakmuara të zodiakut.

Të lindurit në shenjën e Demit duan qëndrueshmëri në jetë, janë praktikë e me këmbë në tokë. U përmbahen planeve dhe nuk ecin kuturu. Ata kanë qëllime të qarta në jetë dhe janë shpeshherë rezistentë ndaj ndryshimeve.

I ngadaltë në veprime, por i qëndrueshëm, Demi u qëndrojnë larg konflikteve deri në pikën kur rutina apo besimet e tij cenohen. Në atë rast, fshihuni ku të mundeni sepse mund t’ju marrë përpara.

Mantra e Demit: “Jepni ”

Shprehja “Ndalo dhe nuhat trëndafilat” mishëron në mënyrë të përsosur njerëzit e lindur nën shenjën e  Demit. Demi na kujton ta marrim pak më ngadalë dhe të shijojmë kënaqësitëe rreth nesh.

Author: horoscope