Parashikimi Astrologjik i Yjeve per diten e marte, 3 Maj 2022

Dashi

Do ndiheni me te afërt me partnerin tuaj sot dhe do e keni me te lehte t’ia shprehni ndjenjat. Jepni po aq sa edhe merrni. Për sa iu përket beqareve, ata do kenë mundësi te shumta për te nisur një histori dashurie ekzotike dhe mjaft emocionuese. Financat do duan me shume kujdes dhe maturi. Po e tepruar me shpenzimet mund te përballeni me vështirësi me vone.

Demi
Ka shume mundësi qe gjate kësaj dite te përjetoni emocione shume te forta ne çift. Here pas here do iu duket vetja sikur nuk jeni ju apo sikur jeni ne një ëndërr. Beqaret edhe pse sharmante dhe joshës, do kenë mundësi vetëm për aventura, asgjë me tepër. Ne planin financiar do filloni një operacion te vështirë për te stabilizuar situatën dhe do ia dilni mbanë.

Binjaket
Do i qëndroni shume besnike partnerit tuaj sot edhe pse tundimet do jene te mëdha. Nga ana tjetër bëni kujdes me xhelozinë ndaj partnerit sepse do e shtyni atë t’iu largohet. Konfigurimi i yjeve do jete i përshtatshëm për dashuriçkat e beqareve. Përfitoni sa te mundni. Ne planin financiar do vazhdoni te keni vështirësi kështu qe shpenzoni me kursim.

Gaforrja
Nëse keni një lidhje te qëndrueshme, klima do vazhdoje te jete e ngrohte edhe sot. Nëse ka kohe qe kane filluar debatet mes jush, ka gjasa te merrni masa strikte. Beqaret duhet te joshin sa te mundnin, por jo te bëjnë sakrifica shume te mëdha. Sektori i financave do filloje te stabilizohet me tepër. Do merrni iniciativa dhe do tregoheni shume te kujdesshëm me shpenzimet e mëdha.

Luani
Te dashuruarit do kenë një nga ditët me te bukura dhe me emocionuese sot. Edhe pse te ngarkuar me pune do e gjeni kohen për ta kaluar me te dashurin e zemrës dhe do ndiheni si ne parajse ne krahët e tij. beqaret femra do kenë me shume sukses ne dashuri, meshkujt duhet ende te presin. Për shkak te disa shpenzimeve te mëdha, por te domosdoshme financat do përkeqësohen.

Virgjeresha
Ka shume mundësi qe te ndodhin disa incidente sot ndërmjet jush dhe partnerit tuaj, kështu qe bëni kujdes. Humori do iu ndryshoje shpesh te dyve. Beqaret do ndihen mire edhe ashtu si janë, prandaj nuk do kërkojnë me ngulm dike. Ka kohe për gjithçka. Ne planin financiar mos shpenzoni me shume sesa ua mban xhepi nëse nuk doni te keni probleme.

Peshorja
Jeta juaj ne çift do jete nen mbikëqyrjen e Venusit gjate kësaj dite dhe pritet qe gjithçka te shkoje me se miri. Do i kaloni me lehtësi edhe mosmarrëveshjet e vogla qe keni pasur. Beqaret nuk duhet te bëjnë sakrifica ekstreme vetëm e vetëm për te gjetur dike. Financat nuk do jene te mira për shkak te shpenzimeve marramendëse qe do bëni. Kujdes!

Akrepi
Dita e sotme do jete e mrekullueshme dhe e mbushur me momente te lumtura sot. Do bashkëpunoni mjaft me atë qe keni ne krah dhe komunikimi do jete me i mire se kurrë. Beqaret edhe pse do e kërkojnë kudo dashurinë, as sot nuk do e gjejnë atë. Ne planin financiar duhet ta bëni çdo shpenzim me maturi dhe kujdes. Transaksionet mund te lejohen nëse bëhen ne prezencën e specialisteve.

Shigjetari
Jeta ne çift do iu duket shume monotone gjate kësaj dite dhe kjo do iu mërzitë pa mase. Flisni hapur me partnerin dhe shprehjani ato qe mendoni. Beqaret do jene me kërkues sesa duhet dhe nuk do e gjejnë personin e ëndrrave te tyre. Mire do ishte te tregoheshit me realiste. Me financat duhet treguar maturi dhe kujdes. Pse te mos hiqni pak lek mënjanë ne vend te shpenzimeve te tejskajshme?

Bricjapi
Edhe sot dite për çiftet do jete e vështirë dhe problematike. Komunikimi nuk do jete i mire dhe do debatoni shpesh me atë qe keni ne krah. Kujdes! Beqaret nga ana tjetër do kenë një dite shume ndryshe nga ajo e çifteve. Me ne fund do futet ne jetën tuaj personi qe keni ëndërruar gjithmonë. Ne planin financiar mund te kryeni transaksione me rëndësi te madhe.

Ujori
Gjate kësaj dite te gjithë te dashuruarit do kenë mbështetjen dhe bekimin e yjeve. Do jeni optimiste për te ardhmen qe iu pret dhe nuk do ngurroni te bëni plane. Disa beqare mund te kenë edhe dashuri me shikim te pare, prandaj duhet t’i bëjnë sytë katër. Financat do jene me te mira sesa ju mendonit. Një trashëgimi apo një dhurate ne para e te afërmve do ua ndryshoje jetën.

Peshqit
Partneri do iu mbaje ne pëllëmbe te dorës sot dhe do mundohet me sa te mundet t’ua plotësojë dëshirat. Do ndiheni mire dhe gjate gjithë kohës te mbrojtur. Edhe beqaret do kenë një dite premtuese dhe me disa takime interesante. Ne planin financiar mund te keni disa vështirësi. Mos i besoni ne asnjë mënyrë intuitës sepse do futeni ne një rruge pa dalje.

Author: horoscope