DASHI: Java në vijim do të jetë e mirë. Hëna në anën tuaj do t’ju sjellë shumë raste për sukses. Po fillon më në fund për ju një fazë rikuperimi, që do të zgjasë të paktën për disa ditë. Muaji i majit nuk filloi shumë i mbarë dhe kjo mund t’ju shkaktojë nervozizëm dhe t’ju komprometojë raportet me të tjerët. Ruajuni polemikave në dashuri, sepse mund të shkaktojnë fraktura të mëdha. Kini besim se do t’ia dilni mbanë.
DEMI: Do të ndiheni pak nervozë gjatë javës në vazhdim. Shkak për këtë do të bëhet Marsi, që do t’ju vërë në provë të vështirë. Por Venusi, sidomos nëse jeni beqarë, do t’ju ndihmojë që të kaloni një fundjavë të bukur. Nëse keni pasur probleme, mundohuni që t’i kapërceni. Dikush po vonon t’ju japë një përgjigje dhe kjo gjë po ju bën nervozë. Më shumë se gjithçka vlerësoni lirinë, por sot jeni të detyruar të diskutoni me personin që keni në krah.
BINJAKËT: Edhe gjatë ditëve në vazhdim do të ndiheni të lodhur dhe Marsi dhe Venusi në prapavijë me siguri që nuk ju ndihmojnë. Jo të gjitha problemet mund të zgjidhen menjëherë, por mund të krijohen kushtet për të përjetuar emocione të bukura dhe sidomos për takime të këndshme. Diçka për të cilën keni qenë të pasigurt tani mund të zgjidhet në favorin tuaj. Yjet ju këshillojnë që të mos izoloheni, por të kontaktoni vazhdimisht me të tjerët.
GAFORRJA: Hëna dhe Venusi në shenjën tuaj do t’ju ndihmojnë që t’ju ecë fati në dashuri, sidomos gjatë ditëve të para të javës. Por, yjet ju këshillojnë që ditën e enjte t’u ruheni debateve. Nëse jeni nga ata njerëz që i përjetoni keq tensionet, me siguri që kjo do të reflektohet edhe në gjendjen tuaj fizike. Kujdes edhe nga shpërqendrimet e vogla. Mendohuni mirë para se të veproni.
LUANI: Kjo do të jetë java e ndryshimeve të mëdha. Keni disa çështje për të zgjidhur, si në aspektin personal edhe në atë profesional. Në këtë fazë të jetës suaj jeni më pak të hapur ndaj dialogut dhe marrëdhënieve sociale dhe kjo mund t’ju krijojë gjendje tensioni. Zgjidhini njerëzit me të cilët shoqëroheni. Është më mirë të distancoheni nga gjithçka që ju nervozon.
VIRGJËRESHA: Venusi do të vazhdojë t’ju vërë në provë dhe t’ju krijojë probleme në marrëdhënien tuaj. Jini të duruar dhe flisni me partnerin. Kush ka një aktivitet privat, do të fillojë të kërkojë të drejtat e veta. Një shqetësim fizik mund t’ju sjellë ndërlikime në rrugën tuaj. Mos i zvarritni gjërat, nëse duhet të bëni zgjedhje të rëndësishme. Në aspektin e ndjenjave dikush mund të ndihet i pasigurt dhe të mos e mbajë fjalën e dhënë.
PESHORJA: Hëna në prapavijë ditën e martë, të mërkurë dhe të enjte mund t’jua vështirësojë gjërat. Por, duke filluar nga e premtja, situata do të përmirësohet. Nëse po përjetoni një histori dashurie ose jeni shumë të lidhur me partnerin dhe njëri nga ju po e ngre zërin më shumë seç duhet, përfitoni nga favorizimi i planetëve ditën e diel për të ulur gjakrat. Yjet ju këshillojnë që në punë të pajtoheni me ambientin që ju rrethon.
AKREPI: Më në fund Venusi do të kalojë në shenjën tuaj, duke ju dhuruar ditë të bukura, sidomos fundjavën e ardhme. Në përgjithësi kjo do të jetë një javë e vështirë, por Jupiteri në shenjë do t’ju japë forcë. Kush ka një aktivitet të vetin dhe këto ditë po merret me një projekt, me siguri që do të ketë sukses. Mos u tregoni shumë seriozë në marrëdhënie me të tjerët dhe mos kërkoni telashe dhe aty ku nuk ka.
SHIGJETARI: Tregohuni të duruar në fillim të kësaj jave, sepse Venusi në prapavijë me siguri që do t’ju krijojë telashe. Dita e diel do të jetë e rëndësishme në sferën e ndjenjave, por kujdes të mos bëni zgjedhje të nxituara ose instinktive. Në aspektin e studimeve dhe profesional pritet që të keni sukses. Tani keni rastin që të realizoni idetë tuaja.
BRICJAPI: Fati do t’ju ndihmojë në dashuri dhe me siguri edhe në sferën profesionale. Nuk është fort e thjeshtë t’i përballoni ndryshimet e mëdha që po ndodhin në jetën tuaj në këtë moment delikat. Nëse për vite me radhë keni qenë në krah të një personi dhe pothuajse në hije, tani dashuria do të jetë në plan të parë. Ose sepse ky person nuk është më pjesë e jetës suaj, ose sepse për arsye të ndryshme jeni të detyruar të merrni në dorë frerët e jetës suaj.
UJORI: Me Mërkurin në shenjën tuaj gjatë javës në vazhdim, pritet që të ketë surpriza të bukura për ju. Tani do t’ju largohen ndjesitë e këqija që keni përjetuar gjatë muajit prill. Në marrëdhënien në çift keni ndier konkurrencë mes njëri-tjetrit, por tani do t’i shikoni gjërat me sy tjetër. Hëna do të luajë rol kyç për ndryshimet në jetën tuaj, si në rastin kur bëhet fjalë për shpërngulje apo për ndryshime ekzistenciale. Në dashuri fati do t’ju prijë, por në punë mos eksperimentoni.
PESHQIT: Me Venusin në shenjë me siguri që do të keni takime të bukura gjatë javës në vijim. Pas stresit të përjetuar javën e kaluar, tani mundohuni që të ruani qetësinë. Mundohuni të rikuperoni marrëdhënien me partnerin, pasi gjatë kësaj kohe keni qenë mjaft të zënë me punë dhe ai ndihet i lënë pas dore. Nëse ka pasur gabime, për këtë duhet të fajësoni veten tuaj.