Sipas karakteristikave të shenjave të ndryshme të horoskopit, vajzat që e kanë më të lehtë të bëjnë djemtë për vete, janë ato që i përkasi nshenjës së shigjetarit. Sipas astrologjisë, të lindurat e kësaj shenje kanë tiparet më tërheqëse që djemtë vlerësojnë më shumë tek një vajzë.
Vajzat shigjetar janë mendjehapura
Ato nuk do gjykojnë pa dëgjuar më parë. Tregohen mirëkuptuese dhe kanë gjithmonë një qasje ndryshe ndaj situatave.
Përpiqen gjithmonë të bëjnë diçka argëtuese
Këto vajza kanë një shpirt të fortë aventure. Pëlqejnë vazhdimisht të provojnë gjëra të reja dhe interesante. Me një shigjetar në krah, asnjë ditë nuk i ngjan asaj paraardhëse.
Ju inkurajon të ndiqni ëndrrat
Një femër shigjetar ndjek pasionet dhe ëndrrat e saj dhe do të inkurajojë edhe partnerin të shkojë atje ku ka zemrën, gjë që ia shton shumë besimin te vetja.
Nuk harron detajet e vogla
Një vajzë shigjetar do të bëjë shumë gjëra të vogla për t’i treguar partnerit se sa i intereson. Ajo mendon se gjestet e vogla janë mënyra e përsosur për të shprehur dashurinë dhe mirënjohjen.