Ëndrrat tuaja po ju presin/Horoskopi i muajit maj: BINJAKËT dhe GAFORRJA

BINJAKËT:

Përshëndetje, Binjakë! Sezoni juaj është shumë afër, por çfarë nuk ndodh më parë! Nuk po kaloni kohë sa duhet me miqtë tuaj, sidomos pasi Venusi hyn në shenjën e Dashit më 2 maj. Qofshi të martuar apo edhe beqarë, mos harroni se jeta shoqërore është thelbi për mirëqenien e një njeriu.

Shijoni bisedat me miqtë dhe merrni gjithë mbështetjen që ju ofrojnë. Më datë 5, Urani dhe Dielli takohen, diçka që do të trazojë jetën tuaj. Bëni kujdes, sepse intuita juaj do të jetë në kulmin e saj dhe duhet të shfrytëzoni momentin për të qenë sa më produktiv. Më datë 10, Mërkuri kalon në prapavijë, evenimenti që i tremb të gjithë. Prisni probleme me komunikimin dhe keqkuptime. Jupiteri hyn në Dash po të njëjtën ditë. Mos kini frikë t’u kërkoni njerëzve të afërm që t’ju ndihmojnë kur e shikoni që s’keni rrugëdalje. Ëndrrat tuaja po ju presin. Eklipsi hënor i datës 15 do të fokusohet te rutina juaj ditore. Vlerësoni më mirë marrëdhëniet, se ndoshta i keni lënë pas dore.

Ndryshoni zakonet tuaja që të përmirësoni edhe shëndetin. Më datë 20 maj nis sezoni i Binjakëve. Mos ngurroni të kini ëndrra të mëdha. Energjitë nuk ju mungojnë në atë periudhë, ndaj përfitoni. Mund të arrini gjëra të mëdha, sepse edhe Dielli po afrohet në shenjën tuaj. Gjatë fundit të muajit do të keni probleme me kolegët ose në rrethin tuaj shoqëror. Këto konflikte duhet t’i zgjidhni me qetësi, pasi në nerva e sipër mund të lëndoni dikë. Jepini përparësi shëndetit tuaj mendor dhe kaloni më shumë kohë me veten. Muaji mbaron me Hënën e Re më datë 30 dhe kjo nënkupton një fillim të ri.

GAFORRJA: 

Ja ku erdhi dhe maji dhe për të lindurit në shenjën e Gaforres është një periudhë e mirë. Në sektorin tuaj profesional priten ngritje në detyrë apo vlerësime financiare. Do ta gjeni veten duke krijuar kontakte të reja, që do t’ju ndihmojnë me trajektoren në ngjitje të karrierës suaj.

Më datë 5 maj do të merrni lajme të papritura që do t’ju intrigojnë, por edhe do t’ju vënë në lëvizje. Mos kini frikë të hyni në rrugë të panjohura për ju. Më datë 10 nis kalimi në prapavijë i Mërkurit. Ky do të jetë një moment i fuqishëm për të reflektuar për sjelljet tuaja në të shkuarën apo për ngjarje që ju kanë lënduar. Duke kaluar kohë me veten dhe duke pyetur nënndërgjegjen tuaj do të kujdeseni edhe për shëndetin tuaj mendor.  Jupiteri gjithashtu do të ndikojë në karrierën tuaj. Puna e madhe dhe përpjekjet do të shpërblehen. Jupiteri kalon në sektorin tuaja profesional një herë në 12 vjet, ndaj shfrytëzojeni. Mos kini frikë t’u kërkoni shefave se çfarë doni.

Eklipsi hënor në Akrep do të sjellë plot drama. Kanalizojeni energjinë tuaj më shumë në sferën e krijimit. Çfarë nuk ju pëlqen, lëreni të dalë nga jeta juaj. Dielli kalon më datë 20 në Binjakë, ndaj pas kësaj date do të qetësoheni disi. Kohët e fundit keni qenë në vëmendjen e të gjithëve, ndaj mos kini frikë të rrini vetëm. Ndoshta është më mirë të caktoni një ekuilibër të ri mes punës dhe jetës. Më datë 24, Marsi kalon në Dash. Edhe ky kalim prapë ka në fokus karrierën, vetëm se këtë herë do të sjellë disa tensione. Keni kolegë që ndonjëherë e teprojnë me reagimet e tyre, por kjo nuk do të thotë medoemos se duhet të irritoheni. Në fund të muajit do të krijoni miqësi premtuese dhe me energji të reja. Hëna e Re sinjalizon edhe për ju një kapitull të ri.

Author: horoscope