Horoskopi i muajit maj: PESHORJA dhe AKREPI

PESHORJA:

Mirë se erdhët në maj! Në fillim të muajit do të përqendroheni plotësisht te ndjenjat dhe dëshirat tuaja. Gjithë energjitë do t’i shpenzoni për ata që keni brenda zemrës. Të reflektoni për nevojat tuaja dhe gjetja e një ekuilibri të ri mes dëshirave të partnerit dhe nevojave tuaja është një shpenzim i mirë i energjive. Më 5 maj, dikush do t’ju ofrojë që të bashkëpunoni duke investuar te ju. Mos kini frikë të kërkoni ndihmë.

Nëse jeni në shkollë dhe po mbroni diplomën, kushtojini pak më shumë kohë. Mërkuri në prapavijë kalon më datë 10 dhe tensionet në çift do të shtohen. Mesazhet do të keqkuptohen dhe dikush mund të lëndohet. Edhe projektet që do të kenë vonesa do të analizohen më mirë dhe do t’i shikoni nga një këndvështrim tjetër. Jupiteri do të kalojë në sektorin e martesës dhe marrëdhëniet tuaja do të jenë në kulmin e tyre.

Nëse jeni beqarë, kjo është koha e duhur për takime fantastike. Nëse s’jeni të përqendruar te romanca, Jupiteri do t’ju shtyjë të gjeni partnerë fantastikë biznesi. Eklipsi hënor në Akrep më datë 15 sinjalizon ndryshimin e financave dhe të të ardhurave. Ndoshta jeni gati të largoheni nga një mjedis toksik profesional dhe t’u thoni lamtumirë të gjithëve. Më datë 20, Dielli kalon në Binjakë dhe do të ndieni nevojë të rezervoni një udhëtim, të regjistroheni në palestër, pra, të bëni diçka ndryshe. Ju jeni natyra kureshtare, ndaj mos ngurroni ta ushqeni mendjen. Përvojat e reja do t’ju rrisin më shumë. Muaji do të mbyllet me Hënën e Re dhe perspektiva juaj do të ndryshojë. Bëni gati listën e dëshirave dhe vendosni krejt spontanisht.

AKREPI:

Ja ku erdhi dhe maji dhe muaji do të nisë plot dashuri për ju falë Venusit që kalon në shenjën e Dashit. Nëse jeni në kërkim të partnerit, njohje të reja do të ketë plot. Një romancë në zyrë apo dikush në palestër… Rutina juaj e përditshme do t’ju çojë drejt dashurisë. Edhe në rrethin profesional do të mbizotërojë harmonia. Projektet do të ecin më së miri dhe do të ndiheni më të realizuar në karrierën tuaj.

Mundësi të reja vijnë më datë 5 kur Dielli dhe Urani takohen në Dem. Një biznes i ri privat mund të jetë një ide e mirë. Pas datës 10, kur nis dhe prapavija e Mërkurit, do të përqendroheni më shumë te komunikimi dhe shëndeti juaj mendor. Të kërkosh ndihmë nga një psikolog apo një person i besuar që të kaloni ndonjë formë depresioni nënkupton se po rriteni. Ju jeni një ndër shenjat më të guximshme, ndaj lëreni pas të shkuarën. Jupiteri do të kalojë në sektorin e shëndetit, ndaj do ta gjeni veten duke krijuar zakone të reja apo një rutinë më të shëndetshme. Jeni gati të lini pas versionet e shkuara të vetes suaj, sidomos pas datës 15 që sinjalizon eklipsin hënor.

Ju keni fuqinë t’ia nisni nga e para, ndaj mos ngurroni t’u thoni lamtumirë atyre që duhet. Pas datës 20 do ndiheni disi më sensualë, ndaj përqafojeni intimitetin. Mos u mbingarkoni me shumë gjëra, se do ta keni të vështirë të rikuperoni. Nëse jeni në kërkim të një partneri, filloni të kërkoni dhe të dilni, se nuk vjen vetë te pragu i derës. Përparësia juaj këtë muaj duhet të jetë shëndeti mendor

Author: horoscope