Dashi
Çështjet e dashurisë nuk do ndikohen aspak nga planetët gjate kësaj dite. Marrëdhënia me partnerin do jete me e mire sesa e mendonit dhe emocionet do shumëfishohen. Edhe për beqaret jeta sentimentale do ketë ndryshime pozitive. Ne planin financiar do keni fat, po kjo nuk do te thotë qe pa mbledhur mire para te shpenzoni shuma marramendëse.
Demi
Nëse ju qe keni një lidhje do vendosni ta bëni xheloz atë qe keni ne krah, përgatituni shpirtërisht edhe për disa debate. Mos mendoni se ngaqë nuk iu ka kushtuar kohen e duhur se fundmi ai nuk iu do me. Beqaret do kenë vetëm mundësi për aventura kalimtare. Ne planin financiar duhet t’i zgjidhni sa me pare problemet dhe me pas te shpenzoni.
Binjaket
Ju qe jeni ne çift do ëndërroni me shume sesa duhet sot dhe kur te ktheheni ne realitet do mërziteni. Mos mendoni se jeta është si një lume i qete, here pas here ka edhe dallge. Beqaret do kenë takime, por do hezitojnë te hedhin çfarëdo lloj hapi. Perspektivat financiare do jene te mire. Mund te shpenzoni edhe për disa gjera qe me pare as qe mendonit t’i kryenit.
Gaforrja
Ne planin sentimental te çifteve do ketë goxha përmirësime gjate kësaj dite. Klima do jete e ngrohte dhe do e keni me te lehte te komunikoni. Për disa do ketë edhe një rizgjim te pasionit. Beqaret nuk duhet te nxitohen dhe te hedhin hapa te pamenduara. Ne planin financiar gjerat do shkojnë me mire sesa ju i kishit menduar. Do dini sa te shpenzoni dhe sa te hiqni mënjanë.
Luani
Ndikimi jo i mire i planetëve do e prishe qetësinë e jetës suaj ne çift sot. Do refuzoni kategorikisht te toleroni dhe do kërkoni qe gjerat te bëhen ashtu si ju dëshironi. Beqaret do iu japin me shume prioritet miqve dhe nuk do mendojnë për te krijuar një lidhje. Ne planin financiar do ketë disa ndryshime pozitive te cilat do iu bëjnë te ndiheni edhe me mire.
Virgjeresha
Jeta juaj ne çift do ndikohet shume nga ata qe iu rrethojnë gjate kësaj dite. Për çdo dyshim sado te vogël do debatoni me partnerin dhe nuk do e mendoni aspak se te tjerët dëshirojnë t’iu shohin te mërzitur. Kujdes! Beqaret do kenë me tepër fat dhe do realizojnë takime te rëndësishme. Financat do jene goxha te qëndrueshme dhe nuk do keni probleme.
Peshorja
Dite e mbushur me surpriza dhe emocione te shumta kjo e sotmja. Do e vlerësoni me shume atë qe keni ne krah dhe do ia shprehni pa pushim ato qe ndjeni. Beqaret edhe pse do dalin neper takime dhe do njohin persona te rinj do jene te pavendosur. Ne planin financiar gjerat nuk do shkojnë aq mire sa ju mendonit. Mos jepni hua edhe nëse këtë ua kërkojnë miqtë e ngushte.
Akrepi
Gjate gjithë kësaj dite do mbizotëroje një klime pasionante ne jetën tuaj ne çift. Do dashuroheni ashtu si ju dini dhe do përjetoni kënaqësi pa fund. Nëse ende nuk e keni gjetur shpirtin tuaj binjak, nuk do keni mundësi te mira as sot për ta gjetur. Financat do jene me te mira se ditët e fundit. Përfitoni për te investuar dhe për ta përmirësuar sa me shpejt kapitalin tuaj.
Shigjetari
Me ne fund do arrini ta zgjidhni një problem te madh qe keni pasur ne çift dhe do ndiheni me mire për këtë arsye. Mundohuni qe here tjetër te tregoheni me te kuptueshëm dhe mos thoni fjale te pamenduara. Beqaret do kenë flirtime dhe mundësi për aventura te këndshme. Ne planin financiar duhet te tregoheni largpamës dhe te mos e lëshoni veten para problemeve te vogla.
Bricjapi
Dite shume e bukur dhe e mbushur me momente emocionuese kjo e sotmja. Do komunikoni e do bashkëpunoni me tepër me partnerin tuaj. Beqaret edhe pse janë ne kërkim te dikujt, nuk duhet te tregohen te pamatur dhe te pranojnë çfarëdo lloj ftese. Financat do fillojnë te stabilizohen fale një programi strikt qe ju keni ndjekur kohet e fundit. Do jeni me te qete.
Ujori
fakti qe partneri do i komplimentoje gjate gjithë ditës do iu beje te ndiheni me se miri sot. Mos harroni as ju ta përgëzoni atë dhe t’ia shprehni dashurinë. Beqaret do joshin pa fund dhe me siguri do e gjejnë një person me te cilin mund te mendojnë për një lidhje serioze. çështjet financiare do jene interesante dhe mund te bëni shpenzimet e menduara.
Peshqit
Do jeni shume sensuale gjate kësaj dite dhe do dëshironi te jetoni ne një ambient harmonik. flisni hapur me partnerin për gjithçka dhe ai do ua plotësojë dëshirat. Beqaret jo vetëm qe do kenë takime, por mund te nisin edhe histori dashurie serioze e afatgjata. Ne planin financiar nuk duhet absolutisht te tregoheni te pamatur. Po e tepruat me shpenzimet do keni vështirësi.