Horoskopi javor nga Paolo Fox, lexoni me detaje ç’kanë parashikuar yjet për datat 16-22 maj

DASHI: E hëna është një ditë e veçantë me Mërkurin që hyn në shenjën e Demit, por që do të sjellë avantazhe edhe për ju dhe për ashendentët e Dashit. Ata që kanë vendosur të ndërrojnë vend pune, rrugën e kanë të hapur. Kjo nuk është periudha e përshtatshme për lidhje serioze, por mund të krijoni marrëdhënie afatshkurtra, që ju përmbushin më shumë kënaqësitë e momentit. Dashuria e vërtetë ka nevojë për një shtysë më shumë.

DEMI: Pas muajsh të tërë reflektimi, fillon më në fund për ju një javë e bukur. Ju dini si të jeni magjepsës dhe ata që do të dinë si ta menaxhojnë situatën në punë, do të kenë sukses. Në fundjavë do të përjetoni një dashuri të bukur, shprehini hapur emocionet tuaja. Ata që kanë mbyllur një histori së fundmi, duhet të kthejnë faqe.

BINJAKËT: Gjërat nuk duket se do të shkojnë dhe aq mirë në sferën profesionale. Mbase duhet të flisni me një eprorin tuaj, ose nëse keni një aktivitet privat të organizoni një mbledhje me bashkëpunëtorët tuaj. Hëpërhë nuk do të keni të reja. Në dashuri është e këshillueshme që t’u shmangeni raporteve të ndërlikuara dhe të mos krijoni drama. As mos u merrni me njerëzit që nuk u përgjigjen ndjenjave tuaja. Nga e mërkura e tutje, do ta merrni veten.

GAFORRJA: Gjysma e dytë e këtij muaji do të jetë mjaft e rëndësishme për ju. Duke filluar nga dita e nesërme, Urani do ta mbështesë shenjën tuaj dhe pritet që të ketë ndryshime. Nuk do të mungojnë ofertat joshëse, por do t’ju duhet të luftoni fort, sepse për gjithçka që do të merrni këtë vit do t’ju duhet të mundoheni shumë. Mos u dekurajoni megjithatë, sepse do t’ia dilni mbanë.

LUANI: Jeni në një fazë ndryshimesh radikale në sektorin e punës. Kush është më shumë se 20 vjeç, duhet të vendosë shpejt se çfarë do të bëjë. Do të keni sukses, por jo pa vështirësi. Brenda gjysmës së parë të vitit do t’ju duhet të jepni një provim të rëndësishëm. Nëse do të tregoheni të vëmendshëm, do të fitoni. Në dashuri jeni në një fazë rikuperimi, por në sferën profesionale gjërat po ju ecin më mirë.

VIRGJËRESHA: Jeni duke fituar terren, por deri diku. Deri ditën e enjte do të përjetoni ditë të vështira, por puna juaj do të japë fryte. Ndokush prej jush do t’i japë zgjidhje një problemi të hershëm, ose të konkretizojë një projekt apo një bashkëjetesë brenda qershorit ose korrikut. Sa më i madh të jetë projekti, aq më i madh do të jetë angazhimi juaj. Dikush mund edhe t’ju kritikojë për mënyrën si veproni.

PESHORJA: Gjatë këtyre ditëve do të jeni të buzëqeshur dhe do të ndiheni më të fortë. Do të jeni të privilegjuar në marrëdhënie me një person të shenjës së Demit dhe të Shigjetarit. E mërkura dhe e enjtja do të jenë ditë mjaft produktive, prandaj përfitoni sa më shumë. 2022-shi mbetet gjithsesi një vit i ngarkuar për ju. Do të ketë ndryshime të rëndësishme në jetën tuaj dhe prandaj duhet të merrni masa të reja.

AKREPI: Do të jetë kjo një javë disi e mundimshme për ju. Jupiteri ju shtyn të nxitoni, por Urani në prapavijë ju krijon pengesa. Jeni me pak fjalë në një fazë të çuditshme, gjatë së cilës ndiheni konfuzë. Në mendje keni shumë ide, por që nuk arrini t’i konkretizoni për shkak të pengesave të shumta. Edhe fizikisht nuk jeni në formën tuaj më të mirë. Mos e lini pas dore familjen. Tregohuni më të duruar me familjarët tuaj.

SHIGJETARI: Do të kaloni një javë interesante, por me raste do të përjetoni gjendje tensioni. Po e merrni jetën si të vijë. Ka ditë që jeni të lumtur, herë të tjera doni t’i vini shkelmin gjithçkaje. Gjatë verës ju presin angazhime të bukura, por jo pa ndërlikime. Në fakt, tani doni të bëni vetëm gjërat që i keni për zemër. Në sferën e ndjenjave keni përjetuar shqetësime. Nëse doni të keni sukses në dashuri, duhet të përpiqeni më shumë.

BRICJAPI: Kjo do të jetë një javë interesante për të lindurit e kësaj shenje. Tekefundit, sapo keni kaluar  një periudhë të vështirë. Gjatë muajve qershor dhe korrik do të merrni atë shtysën e nevojshme që ju duhet për të bërë përpara. Do të keni mundësi të rinisni me më vendosmëri projektet e mbetura në mes. Edhe në dashuri do të keni të reja, prandaj përzihuni me turmën, mos u izoloni.

UJORI: Kjo do të jetë një javë e plogësht falë Hënës në disonancë. Gjithsesi ju po bëni të pamundurën për t’ia dalë mbanë dhe me siguri që nga e mërkura do të arrini rezultatin e shpresuar. Në dashuri gjërat do të ndryshojnë për mirë. Yjet parashikojnë që një person do t’ju japë atë që dëshironi. Mos merrni shumë punë përsipër, sepse gjatë këtyre ditëve do të ndiheni të pafuqishëm.

PESHQIT: Diçka që ju shqetëson ju ka futur në mendime. Yjet ju këshillojnë që ditën e mërkurë dhe të enjte t’i merrni gjërat me qetësi. E diela do të jetë një ditë më e qetë. Ndoshta keni marrë përsipër më shumë punë nga ç’mund të përballoni. Nëse në dashuri keni probleme, kjo ndodh për shkak se po takoheni rrallë me personin e zemrës, ose sepse do t’ju duhet të zgjidhni mes dy personave.

Author: horoscope