Cilat nga shenjat e horoskopit do të ishin avokatët më të mirë?

Jo të gjithë kanë çfarë duhet për të qenë avokat/e. Kjo punë nuk është për njerëzit e brishtë. Cilat shenja do të ishin avokatët më të mirë?

Demi

Demi ka lindur për të qenë luftëtar dhe ka një talent të natyrshëm për të debatuar në gjykatë. Demi është gjithashtu punëtor, i palodhur, shumë i besueshëm dhe punon mirë me të tjerët. Si kokëfortë që është, Demi nuk do të dorëzohet për të luftuar për çfarë është e drejtë.

Binjakët

E dimë që mund të surprizoheni nga Binjakët në këtë listë, por kini parasysh që janë të mrekullueshëm në komunikim dhe janë shumë mendjehapur. Flasin në mënyrë të shkëlqyer dhe do të ishin “të frikshëm” në sallën e gjyqit. Plus, janë shumë të dhënë pas drejtësisë dhe barazisë (edhe pse ndonjëherë paragjykohen padrejtësisht).

Gaforrja

Energjia e Gaforres vështirë se do të humbasë në gjykatë. Gaforret kanë një ndjenjë të brendshme që priret t’i mbrojë njerëzit, që do të thotë se mund të ishin avokatët më të mirë mbrojtës. Gaforret priren të mbrojnë veçanërisht të pafajshmit. Janë shumë krijues si natyrë dhe mund të “shpikin” mbrojtje të pazakonta, por efektive.

Virgjeresha

Nga të gjitha shenjat në këtë listë, Virgjëresha nuk do të ishte më e mira për të debatuar në një dhomë plot me njerëz, por megjithatë, Virgjëreshat kanë një natyrë zhbiruese dhe analitike. Kush më mirë se një Virgjëreshë do t’i futej kërkimeve për të zbuluar detaje që askush nuk do t’i merrte në konsideratë?!

Peshorja

Përfaqësohen nga simboli i drejtësisë, si mund të mungonin në këtë listë! Peshoret punojnë mirë me të tjerët dhe kanë një karizmë që do t’u vinte në ndihmë në gjykatë. Pasioni që kanë do t’i udhëhiqte për të vendosur drejtësi dhe nuk do të frikësoheshin para asgjëje. Peshoret janë avokatë shumë të mirë mbrojtës dhe luftojnë për klientët.

Akrepi

Akrepi, siç e dinë të gjithë, është shoku i errët dhe dinak i zodiakut. Një Akrep do të ishte avokat i shkëlqyer penal dhe do jepte maksimumin për çështje si krime, vrasje.

Bricjapi

Bricjapi, ashtu si Virgjëresha, punon më mirë në tavolinën e tij në vend që të debatojë në sallën e gjyqit. Por, na besoni, askush nuk do të ishte më mirë si avokat i djallit sesa një Bricjap. Bricjapi ka një talent të lindur për të qënë mjaft bindës, qoftë edhe për gjëra që nuk është dakord.

Ujori

Ujorët janë avokatë të shkëlqyer për shkak të aftësive analitike dhe aftësisë për të zgjidhur problemet. Ujori do të ishte një avokat i shkëlqyer mbrojtjës, sepse negocion zgjidhje dhe është në gjendje të ruajë qetësinë edhe kur situata nxehet dhe mund të ketë kundër tyre.

Author: horoscope