Nëse je një nga këto shenja, mundësitë janë që ta kesh menduar të paktën njëherë veten në politikë.
1. Dashi (21 mars – 19 prill)
Dashi është i apasionuar pas gjërave në të cilat ata besojnë, kështu që ndërmarrja e veprimeve për ndryshim është diçka që u vjen natyrshëm. Ata do të jenë atje duke marshuar, duke protestuar dhe duke shkuar në ngjarje publike.
Dashi njeh gjithë mënyrat më të mira për të tërhequr vëmendjen për kauzën e tij. Problemi është se ndonjëherë gjërat mund të nxehen dhe Dashi mund të ketë probleme kur bëhet fjalë për të mbajtur qetësinë. Nëse përfundojnë në burg sepse nuk e kontrollonuan dot veten, ia vlejti.
2. Peshorja (23 shtator – 22 tetor)
Peshorja mund të mos e pëlqejë konfrontimin, por kjo zhduket kur bëhet fjalë për të mbrojtur drejtësinë. Ata do të luftojnë po aq fort sa çdokush dhe do t’i bëjnë kauzat e tyre sa më personale dhe publike që të munden.
Peshorja do të krijojë një video, do të shkruajë postime në mediat sociale, apo edhe do të bëjë një shkrim për një gazetë kombëtare. Nëse mendimi i tyre është jopopullor, Peshores nuk i intereson; ata do të vazhdojnë të bëjnë presion që të ndodhë ndryshimi.
3. Virgjëresha (23 gusht – 22 shtator)
Virgjëreshat janë në gjendje t’i përdorin mirë aftësitë e tyre organizative kur bëhet fjalë për politikën. Ata do të punojnë për një fushatë – ndoshta ta drejtojnë atë – për kandidatin e tyre të preferuar. Përpara se Virgjëresha t’i përkushtohen një kanditati apo një partie politike, ajo do të mësojë gjithçka për të.
Virgjëreshat janë të shkëlqyera kur bëhet fjalë për të punuar në një fushatë, sepse ato e dinë se një mesazh i qartë dhe specifik funksionon më mirë. Dhe nëse do shkruajnë një fjalim për kandidatin e tyre, ai do të jetë i fokusuar, i paharrueshëm dhe konciz.
4. Binjakët (21 maj – 20 qershor)
Binjakët nuk flasin vetëm për politikë, ata u japin para dhe kohë kauzave dhe fushatave të mëdha. Thërrasin ligjvënësit e tyre, marshojnë dhe marrin pjesë në ngjarje për mbledhjen e fondeve.
Kur përpiqen të bindin dikë për vlefshmërinë e kauzës së tyre, ata dinë kur të heqin dorë dhe të kalojnë në një temë tjetër.
5. Luani (23 korrik – 22 gusht)
Luanët janë shpesh liderë, ndaj politika është shumë e rëndësishme për ta. Zakonisht kanë një rol në qeveri dhe nuk kanë frikë të mbajnë fjalime, nëse do të ndihmojnë në avancimin e agjendës së Luanit.
Luanët janë të mirë në rekrutimin e njerëzve për kauzën e tyre dhe shpesh janë anëtarë themelues të grupeve politike. Nuk janë të turpshëm, ndaj nuk e kanë problem të dalin para një kamere apo të japin një intervistë. Kur Luani beson në diçka, është e vështirë ta detyrosh të ndalojë.
6. Ujori (20 janar – 18 shkurt)
Ujorët janë humanitarë dhe një nga qëllimet e jetës së tyre është ta bëjnë botën një vend më të mirë. Zakonisht kanë shumë shkaqe të ndryshme mbi të cilat punojnë pafundësisht. Një Ujor do të njohë ligjet e votimit të shtetit të tij, do të bëjë një plan votimi dhe do të votojë në mënyrë strategjike.
Po Gaforrja? Me siguri ti prisje të ishe në listë. Por, nuk i bëjmë ne rregullat.
Burimi: Your Tango