Parashikimi Astrologjik i Yjeve per diten e marte, 24 Maj 2022

Dashi
Dita e sotme do jete e zymte për gjithë te dashuruarit. Mosmarrëveshjet do jene te shumta dhe komunikimi do zbehet. Asgjë nuk do shkoje ashtu si ju e kishit menduar. Nëse jeni beqare, Marsi do e shtoje dëshirën tuaj për te kërkuar personin e duhur. Financat do fillojnë te përmirësohen fale disa kontratave te mire qe do nënshkruani ne pune. Shfrytëzojini mundësitë qe iu jepen.

Demi
Influenca e yjeve sot do jete e dyzuar. Nga njëra ane do kërkoni t’ia mbathni dhe te provoni eksperienca te reja dhe nga ana tjetër do keni dëshirë ta stabilizoni lidhjen tuaj dhe te bëni plane mbi te ardhmen. Do jeni konfuze. Takimet qe do kenë beqaret do sjellin vetëm aventura kalimtare. Financat me ne fund do ekuilibrohen dhe ju do ndiheni me te qete.

Binjaket
Ne dashuri nuk do tregoheni aspak te matur dhe kritikat tuaja te athta do e mërzitin pa fund atë qe keni ne krah. Kujdes! Mos e largoni me dorën tuaj personin qe ne te vërtetë e dashuroni shume. Beqaret do vazhdojnë te jene ne kërkim te dashurisë se madhe e cila ende nuk duhet te horizont. Ne pune ka ardhur koha ta riorganizoni situatën dhe te mendoni mbi te ardhmen.

Gaforrja
Fale tolerancës dhe mirëkuptimit tuaj gjate kësaj dite, marrëdhënia me partnerin do jete shume e mire dhe emocionuese. Do mendoni ne çdo moment si ta surprizoni atë qe emocionet te jene me te mëdha. Beqaret duhet t’i marrin me seriozisht ftesat qe do iu bëhen. Ne planin financiar duhet ta shtrëngoni paksa rripin sepse me vone do keni probleme.

Luani
Dite shume e qete dhe e zakonshme kjo e sotmja për te dashuruarit. Nuk do ketë te papritura, por as emocione te mëdha. Beqaret duhet te jene me te çliruar dhe te mos mendojnë për detajet me te vogla. Lëshojeni veten dhe përfitoni nga mundësitë qe do iu jepen për takime. Financat do mbrohen nga planetët dhe nuk do kenë asnjë problem.

Virgjeresha
Nëse merreni vesh mire me atë qe keni ne krah, sot do diskutoni për projekte te rëndësishme qe do bëni se bashku. Dëgjojini me kujdes mendimet e njeri-tjetrit e me pas vendosni. Beqaret do bënin mire ta shfrytëzonin këtë dite për te reflektuar mbi atë qe duan te bëjnë. Ne sektorin financiar do keni fat me shumice. Do i realizoni edhe një pjese te dëshirave.

Peshorja
Ju qe jeni ne çift do ndiheni te lumtur gjate kësaj dite. Do kaloni momente te mrekullueshme pranë atij qe dashuroni dhe do i harroni te gjitha mosmarrëveshjet qe keni pasur. Edhe për beqaret do jete dite e mire dhe e mbushur me takime interesante. Shfrytëzojeni çdo minute! Financat nuk do jene problematike, megjithatë duhet te vazhdoni te tregoheni sa me vigjilente.

Akrepi
Venusi do jete i pozicionuar keq gjate kësaj dite ne planin tuaj sentimental dhe kjo mund te sjelle goxha probleme. Mundohuni te ruani gjakftohtësinë dhe te mos prekni tema delikate. Beqaret do tregohen me te hapur se me pare, por mundësitë për te takuar dashurinë e madhe do jene te pakta. Ne planin financiar duhet te bëni shume përpjekje qe te ruani stabilitetin.

Shigjetari
Se bashku me partnerin sot do bëni projekte afatgjata te cilat mund t’ua ndryshojnë për mire rrjedhën e jetës. Do dashuroheni çmendurisht dhe ne disa momente do arrini ne ekstaze. Beqaret do kenë një nevoje shume te madhe për t’u ndier te dashuruar, por nuk do e arrijnë dot këtë. Edhe ne planin financiar situata nuk do jete aspak e mire. Beni kujdes!

Bricjapi
Qielli i dashurisë do jete plot ngjyra sot dhe sigurisht qe entuziazmi nuk do shteroje për asnjë çast. Shfrytëzojeni ditën deri ne maksimum sepse edhe ne minutat e fundit emocionet do jene te mëdha. Beqaret do jene mjaft tërheqës dhe do bëjnë për vete shume persona. Dikush do iu pëlqejnë me tepër. Financat do kenë disa tronditje te vogla, por pa pasoja.

Ujori
Mos i anashkaloni as debatet e vogla qe keni ne cit sepse ato mund te zmadhohen aq shume saqë mund te sjellin probleme te paimagjinueshme. Beqaret ka shume gjasa qe sot ta gjejnë personin qe kane kërkuar prej kohesh. Kjo do iu beje te ndiheni te plotësuar. Ne planin financiar do keni disa vështirësi, por me maturi dhe kujdes mund t’ia dilni mbanë.

Peshqit
Dite mjaft e animuar dhe e bukur kjo e sotmja për çiftet. Shpeshherë do iu duket sikur jeni ne një ëndërr te bukur te cilën doni ta vazhdoni për një kohe te gjate. Beqaret do i kenë te gjitha mundësitë te kryejnë takime te veçanta me persona te cilët ia vlejnë me te vërtetë. Ne planin financiar do jeni me optimiste dhe nuk do e lëshoni veten përpara vështirësive.

Author: horoscope