Dashi
Pritet qe dita e sotme te jete shume e qete për te dashuruarit. Bashkëpunimi dhe komunikimi do jete i mire e nuk do përbëjë asnjë problem. Beqaret nuk duhet te bëjnë sakrifica te tejskajshme vetme për te gjetur dashurinë. Ka kohe për gjithçka. Ne planin financiar nuk duhet te luani shume me zjarrin sepse do digjeni keq. Shpenzoni aq sa ua mban xhepi.
Demi
Te gjithë planetët do bëhen një për t’ua bere edhe me te bukur ditën sot. Pas një periudhe te ftohte dhe kur keni qëndruar larg njeri-tjetrit, situata duket se do përmirësohet. Beqaret duhet te qëndrojnë vetëm edhe sot qe te mendojnë çfarë duan te bëjnë ne te ardhmen. Financat do jene te mira, por nje dhurate e dikujt do ua beje ditën edhe me te bukur e me te kënaqshme.
Binjaket
Jeta sentimentale e çifteve do jete e mbrojtur gjate kësaj dite. Do keni me shume besim tek tjetri dhe gjithashtu do respektoni mendimet e tij. Beqaret do ia kalojnë mire nen praninë e miqve dhe nuk do kenë absolutisht asnjë nevoje për dike tjetër pranë. Ne planin financiar nuk ka ardhur ende momenti për te filluar operacione te mëdha financiare. Prisni edhe pak.
Gaforrja
Do bëni te gjitha përpjekjet e mundshme gjate kësaj dite vetëm e vetëm qe marrëdhënia juaj me partnerin te jete me e mire. Edhe për ata qe kane pasur debate situata do stabilizohet. Beqaret do kenë mundësi me shumice për te pasur njohje te reja e mjaft interesante. Shfrytëzojini! Ne planin financiar do influencohen mjaft investimet dhe te ardhurat do rriten.
Luani
Nuk do kërkoni asgjë tjetër sot përveç qëndrueshmërisë ne jetën tuaj ne çift. Nëse flisni qetësisht me partnerin do i sqaroni mosmarrëveshjet dhe do jeni me te qete. Beqaret nuk do kërkojnë thjesht një aventure kalimtare, por një dashuri serioze dhe afatgjate. Mundësitë për këtë do jene te paketa. Tregohuni vigjilente ne planin financiar dhe pranojini këshillat e te tjerëve.
Virgjeresha
Marrëdhënia ne çift do thellohet edhe me tepër gjate kësaj dite dhe do ndiheni akoma me mire ne krahët e atij qe dashuroni. Beqaret ka gjasa te kenë dashuri me shikim te pare te cilat do i bëjnë te ndihen si ne ëndërr. Veshtoni me kujdes ne çdo vend kur te ndodheni. Financat nuk do kenë probleme, kështu qe mund te qëndroni te qete ne këtë fushe.
Peshorja
Merkuri do ua beje edhe me te bukur ditën sot. Do kaloni momente mjaft emocionuese pranë atij qe dashuroni dhe nuk do doni te ndaheni për asnjë moment nga ai. Beqaret nuk do duhet te ëndërrojnë ende për një princ te kaltër sepse një person mjaft interesant do behet pjese e jetës se tyre. Financat do jene te paqëndrueshme, prandaj kujdes me shpenzimet.
Akrepi
Do jeni shume te ndjeshëm ndaj fjalëve qe do iu thotë partneri sot dhe kjo do iu mërzitë pa mase. Mundohuni ta kuptoni edhe gjendjen e tij sepse jo gjithmonë njerëzit janë me humor te mire. Beqaret do kenë një ndote pozitive dhe ne mbrëmje priten disa takime. Gjithçka do jete ne dorën e tyre. Te ardhurat nuk do kenë ndryshime te mëdha nga disa dite me pare.
Shigjetari
Pas një periudhe kaq te gjate do rikthehet entuziazmi dhe harmonia ne jetën tuaj ne çift. Shprehini me tepër ndjenjat dhe do ndiheni akoma me mire. Beqaret do kenë disa takime te cilat mund te shndërrohen shume shpejt ne lidhje serioze dhe afatgjata. Shfrytëzojini mundësitë qe do iu jepen. Ne planin financiar nuk duhet te shpenzoni kuturu sepse do keni probleme.
Bricjapi
Do e keni te vështirë t’ia shprehni ndjenjat partnerit ashtu si i keni ne shpirt. E mira do ishte te flisnit me ndonjë psikolog i cili do iu ndihmonte mjaft për ta kaluar këtë gjendje. Beqaret duhet te tregohen me te hapur. Mundësitë për aventura do jene te shumta, prandaj përfitoni nëse ato iu tërheqin. Financat nuk do kenë probleme. Mund te rini te qete ne këtë sektor.
Ujori
Ata qe janë ne çift do përballen me zhgënjime dhe do ndihen keq. Beqaret nuk do kenë shume gjasa te fillojnë një lidhje serioze, por duhet te përfitojnë nga mundësitë qe do iu jepen për t’u njohur me persona te rinj. Me kalimin e kohës gjithçka mund te ndodhe. Financat do kenë përmirësime te ndjeshme fale maturisë qe ju keni treguar me shpenzimet.
Peshqit
Shume te zënë me zgjidhjen e një problemi familjar, nuk do i kushtoni rëndësinë e duhur atij qe keni ne krah. Shpjegojani si është situata nëse nuk doni qe ai te mërzitet. Beqaret do kenë një dite emocionuese dhe te këndshme. Gjerat do shkojnë ashtu si ju i keni dëshiruar gjithmonë. Nëse nuk nxitoheni kur te bëni shpenzime financat do jene te qëndrueshme.