Dashi
Dite jo shume e kënaqshme kjo e sotmja për çiftet, megjithatë nuk priten debate te renda. Mundohuni te mos iu besoni shume fjalëve te të tjerëve dhe t’i besoni me tepër atij qe keni ne krah. Beqaret do kenë me shume fat dhe do arrijnë ta gjejnë personin qe aq shume kane ëndërruar. Saturni do iu ndihmoje me financat dhe nuk priten probleme te mëdha.
Demi
Marrëdhënia ne çift do jete shume e ngrohte sot dhe komunikimi nuk do shteroje për asnjë moment. Me ne fund do arrini te flisni për disa tema delikte te cilat me pare nuk guxonit t’i preknit. Beqaret do jene ne shoqëri te mire dhe nuk do e ndiejnë te nevojshme te kërkojnë me ngulm dike. Ne planin financiar nuk do keni për çfarë te qaheni megjithatë shpenzimet bëjini me maturi.
Binjaket
Fati i jetës suaj ne çift do varet tërësisht nga Venusi. Nëse keni kohe ne një lidhje çdo gjë do shkoje sipas parashikimeve dhe bashkëpunimi do forcohet me tepër. Ata qe kane pasur probleme te mëdha do e gjejnë një zgjidhje te mire për te dyja palët. Beqaret nga ana tjetër do marrin iniciativa dhe do pranojnë ftesat. Me shpenzimet tregohuni sa me te matur qe mos keni tronditje.
Gaforrja
Marrëdhënia ne çift do përmirësohet edhe me tepër sot. Do tregoheni edhe me tolerante me partnerin dhe nuk do i mbani asnjë inat atij. Beqaret do jene me te shoqërueshëm dhe do njihen me persona mjaft interesante. Shfrytëzojeni çdo mundësi qe do iu jepet. Nëse doni te vendosni disa para mënjanë dhe te përmirësoni te ardhurat duhet te merrni masa strikte.
Luani
Dite e animuar dhe mjaft e ngrohte kjo e sotmja për te dashuruarit. Do i kaloni te gjitha vështirësitë qe iu kishin dale përpara dhe do e shihni me pozitivizëm te ardhmen. Beqaret do kenë flirtime, por mundësitë për te filluar histori serioze do jene te pakta. Ne planin financiar situata do jete e vështirë prandaj tregoheni shume te kujdesshëm me çdo hap qe do hidhni.
Virgjeresha
Disa dyshime qe keni ndaj partnerit mund ta prishin tërësisht atmosferën e ngrohte qe është krijuar. Para se te bëni çdo veprim, reflektoni mire dhe mendohuni ku do iu çojë ai. Beqaret duhet ta lënë veten te lire dhe mos kërkojnë te bëjnë asgjë me ngut. Ne planin financiar do merrni një sasi te ardhurash nga një person i afërt dhe kjo gjë do iu ndihmoje jashtë mase.
Peshorja
Dita e sotme do jete e animuar dhe mjaft emocionuese. Venusi, perëndesha e dashurisë do mbretëroje gjate gjithë ditës dhe do e shtoje me tepër sensualitetin. Dialogu gjithashtu do përmirësohet ndjeshëm. Jupiteri do ketë një ndikim te dyzuar ne jetën sentimentale te beqareve. Mos u nxitoni! Ne planin financiar nuk ehte momenti te bëni investime te skajshme.
Akrepi
Ne përgjithësi dita pritet te jete e qëndrueshme për çiftet. Disa mund te fillojnë edhe një projekt te përbashkët qe mund te lidhet me sportin, biznesin, etj. Beqaret me shume gjasa do kenë një takim te papritur, por vendimtar. Jeta e tyre mund te ndryshoje njëherë e përgjithmonë. Për te realizuar objektivat ne planin financiar duhet te veproni me zgjuarsi.
Shigjetari
Çiftet do ndërmarrin iniciativa për te sqaruar te gjitha problemet qe kane pasur. Ata qe janë vetëm nuk do kenë as kompleksin me te vogël për te filluar aventura kalimtare, por emocionuese. Gjithsesi mbrohuni ndaj sëmundjeve seksualisht te transmetueshme. Ne planin financiar do jeni goxha realiste dhe nuk do bëni gabime. Situata do jete e mire.
Bricjapi
Marsi do ndikoje se tepërmi ne jetën tuaj ne çift sot dhe do e beje atë me te bukur. Josheni ne çdo moment partnerin dhe përgatisni ndonjë surpriza te këndshme ne mbrëmje. Beqaret do jene edhe me magnetike dhe takimet do jene te ethshme. Nëse i neglizhoni çështjet financiare do keni probleme goxha te mëdha. Mundohuni te merreni me tepër me këtë sektor.
Ujori
Ka shume rrezik qe ata qe kane kohe qe kane debate ne çift te mund te shohin dike tjetër. Do ishte me mire qe me pare t’i jepnit fund lidhjes dhe jo te tradhtonit. Bëjeni këtë ne respekt te gjithë kohës qe keni kaluar bashke. Ambienti yjor për beqaret do jete mjaft i përshtatshëm për takime te rëndësishme. Investimet do jene goxha te favorshme dhe situata financiare do jete e mire.
Peshqit
Skenat e xhelozisë dhe debatet ne jetën ne çift do mbizotërojnë gjate gjithë kësaj dite. Beni çmos qe te sqaroni me qetësi çdo problem sepse po vazhduat kështu do keni telashe edhe me te mëdha. Beqaret do kenë disa takime, por është shume shpejt te mendohet çfarë do ndodhe me tej. Ne planin financiar duhet te tregoheni edhe me te kursyer dhe te matur.