Horoskopi javor 9-15 Qershor 2022 – Kjo eshte renditja e shenjave me FAT per 7 ditet qe po vijne

Dashi 21/3 – 20/4

Me Hënën në shenjën e Bricjapit keni shumë çështje për të rregulluar, sidomos nëse bëhet fjalë për punën apo për një çështje shumë të rëndësishme në lidhje me jetën tuaj sentimentale. Ka diçka që ju pengon dhe diçka që ju çon përpara.

Demi 21/4 – 20/5

Do të jeni romantik, por edhe do të keni dëshirë për të bërë gjëra që vërtet i doni apo që ia vlejnë të harxhoni kohën dhe energjinë tuaj. Çështje ligjore apo pengesa në komunikim apo udhëtime sikur do të lehtësohen.

 

Binjakët 21/5 – 21/6

Megjithëse janë ditë të vështira për bashkëpunime dhe diskutime, ka shumë mundësi që java e ardhshme të jetë më se e favorizuar. Mund të mbyllni një marrëveshje shumë të mirë ose të rregulloni marrëdhënien tuaj me partnerët tuaj.

Gaforrja 22/6 – 22/7

Java e ardhshme me shumë plane përballë shenjës tuaj dhe sidomos nën ndikimin e Hënës do të ketë të bëjë me një diskutim shumë delikat, i cili do të merret me shumë rëndësi dhe kjo do t’ju ndihmojë për realizimin e qëllimeve tuaja. Nëse keni probleme me njerëz të afërt do të keni mundësi t’i zgjidhni.

 

Luani 27/7 – 23/8

Do të keni një ndikim shumë të fortë nga planetët për sa u përket çështjeve të punës dhe shëndetit. Nëse do të bëni një ndryshim në lidhje me punën në këtë javë do të thotë se do t’i jepni vetes një shans për të ardhmen.

Virgjëresha 24/8 – 22/9

Ka shumë mundësi me pozicionimin e Hënës në shenjën e Bricjapit të keni një javë shumë erotike dhe një vendim shumë të rëndësishëm në lidhje me jetën tuaj sentimentale. Do të merrni përsipër përgjegjësitë tuaja.

 

Peshorja 23/9 – 22/10

Duhet t’u përkushtoheni disa çështjeve shumë të rëndësishme që i përkasin jetës tuaj familjare, si edhe njerëzve të afërm të familjes. Ka diskutime që mund të kthehen nga e kaluara, prandaj mos i neglizhoni.

Akrepi 23/10 – 22/11

Java do të ketë të bëjë me shumë me planet dhe strategjinë tuaj. Ka shumë mundësi që të keni shumë takime biseda si edhe ndonjë plan udhëtimi. Një marrëveshje është gjithmonë e favorizuar dhe një sqarim me partnerin.

 

Shigjetari 23/11 – 21/12

Java do të ketë të bëjë më shumë me çështjet ekonomike, të cilat në javën e ardhshme vërtet do të jenë shumë të rëndësishme. Në lidhje me punën, bisedat dhe lajmet ekonomike do të jenë shumë pozitive, kështu që mos nguroni me kërkesat dhe investimet tuaja.

Bricjapi 22/12 – 20/1

Ka shumë mundësi që me Hënën në shenjën tuaj të keni një hapje të re apo një lajm për një fillim të ri. Në çështjet erotike ka shumë pasion, por edhe vendime shumë të qëndrueshme. Nëse merreni me art apo me punë krijuese, do të keni një përparësi të madhe.

 

Ujori 21/1 – 20/2

Java do të jetë një mundësi më shumë për të qenë pak vetëm. Do t’ju duhet të merrni edhe një vendim delikat në lidhje me çështjet tuaja familjare, por që ky vendim të jetë pozitiv.

Peshqit 21/2 – 20/3

Do të gjeni se ku të mbështeteni më shumë dhe se sa me rëndësi janë planet dhe hapat që do të hidhni. Duhet të shfrytëzoni mirë takimet me njerëz, të cilët kanë mundësi t’ju ndihmojnë. Udhëtimet, bisedat, punët e tregtisë apo turizmi do të shkojnë shumë mirë.

 

Author: horoscope