Transferimi i bilanceve të kartës së kreditit në një llogari pa interesa mund t’ju…!/ Horoskopi për ditën e enjte, 17 nëntor 2022

Dashi

Rshikimi i një plani të madh do t?ju japë qetësi mendore. Nuk i keni dhënë kohë vetes për të përfunduar një diplomë apo një projekt kreativ. Gjeni më shumë hapësirë për veten që të merrni frymë lirisht. Jini të hapur për të punuar me dikë që nuk ka nivelin e duhur arsimor. Ndoshta nuk kanë arismimim, por kanë përvojë të admirueshme.




Demi

Transferimi i bilanceve të kartës së kreditit në një llogari pa interesa mund t’ju ndihmojë të mbyllni ndonjë borxh brenda vitit. Do të ndiheni më mirë kur të mos ju duhet të shqetësoheni për këtë projektligj. Nëse po kërkoni mundësi të reja për të ardhurat, eksploroni në punë. Përdorini paratë shtesë për të blerë shëpi ose makinë.

Binjakët

Kohët e fundit, ju dhe miku juaj më i mirë apo partneri keni patur grindje. Ftoni të dashurin për një drekë të këndshme. Është e lehtë të kesh një bisedë produktive duke ndarë një vakt. Kjo periudhë nuk është kohë e mirë për të nënshkruar një kontratë ose për të hyrë në një marrëveshje. Prisni deri muajin e ardhshëm.

Gaforrja

Do t?ju jepet mundësia të riktheheni tek ndonjë punëdhënës i mëparshëm. Jini gati të negocioni për pagën. Për shkak se e njihni mirë punën, kërkoni një ngritje rroge. Një problem i bezdisshëm shëndetësor nuk duhet t?ju dekurajojë. Bëni një vizitë tek mjeku.




Luani

Keni risjellë në mendje një festë e cila ishte shumë e këndshme. Po mendoni për të rezervuar një udhëtim në një tjetër destinacion. Nuk do të përjetoni të njëjtat emocione, por do të kaloni bukur. Duke ushtruar aktivitete do të ndiheni shumë më të rinj. Mos u shqetësoni se çfarë menojnë të tjerët. E rëndësishme është se jeni të lumtur.

Virgjeresha

Keni kaluar përmes disa ndryshimeve të vogla. Gjërat të cilat i vlerësonit në të kaluarën, sot nuk ju duken më bindëse. Kjo tregon se po rritesh. Mjaft u kapët pas një sistemi që nuk funksionon më, ecni me kohën. Bëni diçka ndryshe, ndryshoni dhomën e gjumit apo diçka tjetër që do t?ju nxjerrë nga monotonia.

Peshorja

Vështirësitë teknike të minutës së fundit dhe bllokimet e papritura të trafikut nuk duhet të krijojnë stres. Lërini gjërat të rrjedhijn. Duke u kushtuar më shumë vëmendje veprimtarive krijuese, do t?ju japin energjinë dhe relaksimin e duhur. Në vend që të shikoni televizior apo të lundroni në internet, zgjidhni një fjalëkryq ose plotësoni një puzzle.




Akrepi

Buxheti i pakësuar nuk duhet të jetë arsye stresuese për ju. Trajtojeni të gjithën si një lojë. Është ide e mirë që këtë periudhë të investoni në pajisje arsimore, udhëtime apo në shpenzimet e përditshme.

Mendoni për perspektivat tuaja afatgjata profesionale.

Shigjetari

Kini kujdes me mënyrën si e paraqisni veten. Duke e zbutur imazhin, njerëzit do të tregohen më të hapur ndaj jush. Në vend që të ndiheni të detyruar të tregoni të vërtetën pa e zbukuruar, heshtni derisa kërkojnë mendimin tuaj. Kujdes nga sjelljet me kokëfortësi. Fleksibiliteti punon në avantazhin tuaj.

Bricjapi

Ju po prisni të shihni nëse puna juaj e vështirë do të paguhet. Supozoni se çdo gjë do të ecë mirë. Sa më optimistë të jeni në qëndrim, aq më shpejt do të zgjdihen gjërat në avantazhin tuaj. E keni më të lehë të jeni kreativ kur askush nuk ju kontrollon. Eprorët do të jenë të lumtur me progresin tuaj.




Ujori

Përcaktoni kushtet e një miqësie. Të afërmit dhe miqtë vijnë tek ju me problemet e tyre, duke u ndjerë rehat nga sjellja juaj e qetë. Vendosni nevojat tuaja në plan të pare. Jini të gatshëm për të bërë disa plane të reja që ju bëjnë të zgjoheni të ngazëllyer në mëngjes.

Peshqit

Roli juaj profesional është duke kaluar nëpër disa ndryshime. Mund të jetë e nevojshme të merni përsipër disa detyra njëherësh përderisa kompania juaj nuk ka personel. Nëse keni biznesin tuaj, kini kujdes me shpenzimet. Gjeni kohë për veten, për të lexuar apo një shëtitje në natyrë.

Author: horoscope