Një bashkëpunëtor i aftë mund të kthejë një nga idetë tuaja më të mira në t..!/ Horoskopi për ditën e mërkurë, 30 nëntor 2022

Dashi

Është koha për të propozuar disa ide. Partneri i biznesit ose ai romantik nuk do të jetë mbështetës, ama mos u dekurajoni. Do të jetë një profesionist i mendimit ai që do të ngazëllehet nga shpirti juaj pionier. Ky njeri do të të japë dritën jeshile për këtë projekt të guximshëm. Gjeni një mënyrë për të njohur shijet e huaja. Njerëzit e rritur në vende të tjera do të mirëpresin një produkt ose shërbim. Kështu që kushtojini vëmendje të kujdesshme shprehive dhe sensibiliteteve të një grupi kulturor në rritje, në komunitetin tuaj.




Demi

Jeni gati të çliroheni nga një situatë shtypëse. Në vend që të prisni dikë t`ju shpëtojë, çlironi veten. Kjo është koha e duhur për të hyrë në territore të panjohura. Lënia e një pune të mërzitshme dhe puna me një kompani më progresive do të jetë shumë zbavitëse. Jini të gatshëm të kryeni punë që janë jashtë titullit tuaj zyrtar. Sa më fleksibël të jeni, aq më shumë do të vlerësoheni.

Binjakët

Puna me një ekip do të çojë në përparime emocionuese. Një bashkëpunëtor i aftë mund të kthejë një nga idetë tuaja më të mira në të shkëlqyera. Këmbëngulja për t`i bërë gjërat në mënyrën tuaj do të rezultojë në një mundësi të humbur. Jini të gatshëm të eksperimentoni me teknika të ndryshme. Nëse dikush ofrohet t’ju tregojë se si të ekzekutoni një detyrë me një teknologji të përparuar, pranoni. Kjo do t`ju kursejë kohë dhe para.

Gaforrja

Mendoni jashtë kutisë dhe kështu do të fitoni famë dhe brohoritje. Jeni shumë krijues. Në të shkuarën, punëdhënësi ju kërkoi t`i bashkoheshit turmës. Tani gjërat kanë ndryshuar. Njerëzit janë të etur për ide të reja dhe të freskëta. Do të tërhiqni një audiencë të etur dhe besnike. Njerëzit do të kërkojnë me shumë interes produktet dhe shërbimet tuaja. Nëse anëtarët e stafit propozojnë mënyra të ndryshme të punës, le të eksperimentojnë.




Luani

Një takim i rastësishëm do të dërgojë shkëndija fluturuese. Do të jetë e pamundur t’i rezistoni sharmit të një njeriu të panjohur. Nëse jeni tashmë në një marrëdhënie, jini të gatshëm të bëni ndryshime. Provoni mënyra të reja për të shprehur dashamirësinë tuaj. Veproni sikur po e nisni dashurinë nga e para. Jeni një person pasionant. Shfaqja e zjarrtë e përkushtimit do të marrë një përgjigje entuziaste. Nuk është koha për të bërë interesantin.

Virgjëresha

Zëvendësimi i një kolegu që mungon do të jetë emocionues. Jeni jashtëzakonisht të gjithanshëm dhe do të zbuloni një talent të fshehur. Mos kini frikë të dukeni të pamend në fazat e hershme të nisjes së diçkaje. Do bëni gabime në fillim dhe kjo është krejt e natyrshme. Do mësoheni me detyrat e reja dhe brenda një kohe të shkurtër do t`i bëni përshtypje një mbikëqyrësi. Si pasojë do t’ju ofrohet një ngritje në detyrë.

Peshorja

Mos lejoni që një mik, një koleg ose një partner romantik, të errësojë dëshirat tuaja. Duke e kthyer mbrapsht, ju do të merrni gjithçka që dëshironi apo edhe më shumë. Normalisht, ju preferoni t`i bindeni dëshirave të të tjerëve për të qenë në paqe. Është thelbësore që të rrëmbeni mundësinë për të shprehur veten në mënyrë kreative. Nëse kjo do të thotë të bëni një udhëtim, një kurs, ose ndoshta të zhvilloni një projekt, bëjeni. Gjysmës suaj do t`i duhet të argëtojë veten ndërkohë që ju jeni larg.




Akrepi

Ju jeni i vetmi person që mund të vendosë rendin në mes të kaosit. Mjaft ia bëtë qejfin një kolegu të talentuar, por me luhatje humori. Mund të jetë e nevojshme të bëhesh shembull për këtë njeri problematik. Do të shihni disa defekte në fazat e hershme, por mos u dekurajoni. Jini të gatshëm të shpërbleni ata që shkojnë më lart dhe përtej thirrjes së detyrës. Është veçanërisht e rëndësishme që të rekrutoni ata që dinë të përdorin pajisjet kompjuterike më të reja.

Shigjetari

Nëse jeni vetëm, postoni një profil provokues në një faqe takimesh në internet. Do të merrni disa përgjigje emocionuese. Takimi me dikë që është funny dhe inteligjent do të përtërijë besimin tuaj te romanca. A jeni tashmë në një marrëdhënie? Bëni gjeste të bukura për dashurinë tuaj. Veprimet spontane do të priten me entuziazëm.

Bricjapi

Jini të qartë për ndjenjat tuaja, edhe nëse shkaktojnë trazirë. Ju nuk jeni më të gatshëm të duroni manipulimet e një të afërmi. Duke vendosur kufij të shëndetshëm, nuk do të jeni peng i kërcënimeve të tyre. Jeni një person jashtëzakonisht i përgjegjshëm. Vendosini nevojat tuaja, të parat. Kështu nuk do humbisni energjinë e çmuar me njerëz që nuk e meritojnë atë. Nëse jeni të etur për një pushim, shkoni diku ku nuk keni qenë kurrë më parë. Do të jetë një mundësi e mirë për të pushuar dhe për të rimbushur bateritë.




Ujori

Bisedoni me ata që janë në pushtet. Mos lejoni që një person abuziv t`i trajtojë gjithë të tjerët si papastërti. Sa më shpejt të paraqisni një raport zyrtar, aq më mirë do të jetë kjo gjë për grupin. Duhet t`i mbështesni pretendimet tuaja mbi fakte dhe shifra, prandaj jini të përgatitur. Mbani një dokument të detajuar të të gjitha momenteve ofenduese që keni parë. Citimi i datave dhe orëve do të përforcojë atë që thoni. Një dhunues mund të bëjë shumë dëme. Është koha për ta përzënë këtë njeri nga grupi.

Peshqit

Financat s`do të jenë mirë ndaj, nuk mund të ruani stilin e jetës tuaj të tanishme. Bëni disa ndryshime. Nëse kjo do të thotë të zvogëloni shpenzimet ose të kërkoni një punë më të mirëpaguar, atëherë ashtu bëni. Gjëja më e rëndësishme është të jetoni brenda mundësive tuaja. Madje mund të jeni më të lumtur, duke shpenzuar më pak. Mbani shënim çdo qindarkë që shpenzoni, pastaj shqyrtojeni në fund të javës.

Author: horoscope