BINJAKËT
Universi ju ka ushtruar shumë presion kohët e fundit, sidomos gjatë nëntor, por dhjetori do të vërtetojë se ju mund t’ia dilni në gjithçka. Dielli do të kalojë në Shigjetar dhe ju do të pushtoheni nga emocione të ndryshme gjatë gjithë muajit.
Për fat të mirë, të gjitha këto luhatje janë pjesë e procesit të rritjes suaj. Marsi, planeti i pasionit dhe konfliktit vazhdon të jetë në prapavijë. Fillimi i muaji do të nisë me ndonjë debat në rrethin tuaj profesional. Nëse i mbani mëri dikujt apo po lini një çështje të pazgjidhur, kjo gjë do t’ju mërzisë, sidomos gjatë 7 dhjetorit kur është edhe hëna e plotë. Muaji do të jetë i bukur, por kjo nuk do të thotë se do të jetë i qetë. Sido që të shkojë, jeni në një moment ku po zgjeroni rrethin tuaj social.
Jupiteri, planeti i rritjes dhe aventurës do të ndikojë po ashtu në shtimin e të njohurve, ndjekësve “online” apo të profesionistëve që mbështesin nismat tuaja. Bëni kujdes, se jeni në fundin e një rruge dhe në nisjen drejt një tjetre. Mos kini frikë të shkëputeni nga diçka ku e keni mbyllur ciklin prej kohës. Mërkuri kalon në prapavijë në datën 29 dhjetor dhe do të përballeni me emocione disi të vështira, që le të themi s’keni dashur t’i pranoni. Më mirë përballuni me humbjet apo zhgënjimet, pasi kështu nis edhe procesi i shërimit.
GAFORRJA
Mirë se erdhët në dhjetor. Gjatë nëntorit, për shkak të hënës së re në Shigjetar, vendosët disa kufij dhe qëllimet tuaja për pjesën tjetër të vitit. Për ju është normale të ndiheni të ndiheni të stresuar gjatë periudhës së festave, por kur Neptuni të kalojë në Peshq, do t’i shikoni gjërat më me optimizëm. Pas datës 6 dhjetor, kur Mërkuri të kalojë në Bricjap do t’u thoni “Jo, faleminderit” atyre që nuk duroni dot dhe do të kaloni kohë vetëm me njerëzit që ju sjellin gëzim.
Në fillim të muajit do t’i kushtoni më shumë rëndësi gjërave shpirtërore, fesë, letrave tarot, horoskopëve dhe do të ndiheni falënderues që po kaloni pak kohë me veten. I gjithë ky rrugëtim do t’ju ndihmojë të ndiheni më pranë familjarëve në periudhën e festave, gjatë së cilës s’do të ndiheni aspak vetëm. Hëna e re e 23 dhjetorit do të sjellë fillime të reja, ndaj të vetmuarit të presin dikë në jetën e tyre. Ata që kanë një marrëdhënie të qëndrueshme, do ta shijojnë më shumë marrëdhënien me partnerët. Fundi i muajit do të karakterizohet për të gjitha shenja nga vonesat, nga mesazhe të papritura nga ish-partnerët dhe do të bëheni disi nostalgjikë.