Horoskopi i muajit dhjetor: SHIGJETARI dhe BRICJAPI

SHIGJETARI

Gjysma e parë e muajit është sezoni juaj, të paktën derisa Bricjapët të futen në lojë. Gjatë nëntorit, jeni sunduar nga Jupiteri, planeti më fatsjellës në sistemin diellor, ndaj në këtë periudhë keni qenë të zotë në gjithçka, por edhe produktivë dhe plot energji krijuese. Hëna e re te Binjakët do të kanalizojë për të gjitha shenjat energjinë te marrëdhëniet intime dhe ju s’do të bëni përjashtim.

Ju jeni një shenjë ekstravagante dhe doni të argëtoheni gjatë sezonit të festave, përpos stresit. Ju jeni shpirti i një feste dhe vlerësoni çdo arsye për të festuar jetën. Si shenjë dijetare, nuk do të thotë të jeni akademikë, pasi ju dijet i merrni në mënyra të tjera. Më datë 9 dhjetor, kur Venusi kalon në Bricjap, do të ndieni një dëshirë të madhe të bëni gati dhuratat e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri. Bëni kujdes, ruani ndonjë para, se jeni gati të zbrazni xhepat për të kënaqur të tjerët. Yjet dhurojnë shumë fat në fushën e ndjenjave dhe seksuale. Do të jeni aq të zënë duke u marrë me projekte të reja apo me gjërat e bukura që do t’ju ndodhin sa s’do ta kuptoni fare që Dielli do ta lërë shenjën tuaj më datë 21 dhjetor. Mërkuri kalon në prapavijë më datë 29, ndaj nëse po planifikoni pushime, caktojini më herët oraret se do të ketë ngatërresa dhe vonesa. Dhjetori do t’ju sjellë gëzim, ndaj pranojeni.

BRICJAPI

Mirë se erdhët në dhjetor! Sezoni juaj do të nisë këtë muaj, ndaj keni arsye të forta për të festuar. Gjatë muajit nëntor, jeni afruar shumë me dikë që ju pëlqen, me një të dashur ose partner. Ato që ju kanë bërë për vete kanë qenë gatimi i një darke, një masazh, gjëra të vogla me peshë të mëdha. Të mos ju mbërthejë egoizmi, se tani që nis sezoni juaj, e dini që jeni qendra e vëmendjes.

Mërkuri futet në shenjën tuaj më 6 dhjetor dhe ju do të jeni më praktikë, do të komunikoni më mirë, do të kujdeseni për veten. Familjarët ju duan aq shumë sa duan t’ju bëjnë shumë dhurata, ndaj mos kini drojë të kërkoni çfarë të doni. Nëse do të vinit në peshore punën me festat, pijet dhe kërcimet, pa dyshim do të zgjidhnit këto të dytat. Keni leje të plotë të fikni telefonin dhe të flini, se kohët e fundit keni mungesa të mëdha. Shumë ftesa do të vijnë më datë 9, sidomos nga partnerët. Ju pëlqen vëmendja, por doni edhe pak kohë për vete sa të karikoheni.

Hëna e plotë e datës 21, ndaj bëhuni gati për këtë cikël hënor. Të gjithë e dinë se kur ju doni, dini të ushtroni një ndikim të madh. Keni famën e keqe si punëtorë fanatikë, por në fakt, ju punoni kaq shumë për ta bërë botën një vend më të mirë dhe më të pranueshëm. Traumat e së shkuarës tani janë zëvendësuar nga gëzimi dhe qetësia. Këtë sezon tuajin mund ta përdorni për t’u dhënë shembullin të tjerëve. Familjarët ju shohin si pikë orientimi, ndaj drejtohen shpesh te ju për këshillat e duhura dhe për të gjetur qëndrueshmërinë. Mos lejoni që Mërkuri në prapavijë në fund të muajit t’ju prishë qetësinë, por priteni Vitin e Ri si kryesuesit e zodiakut.

Author: horoscope