Të dashuruarit po presin Shën Valentinit, por sipas yjeve dashuria shkëlqen në datën 15. Astrologia Meri Shehu, e ftuara e të hënave në “Rudina” në Tv Klan thotë se në këtë datë do të ketë një takim të bukur mes Afërditës së dashurisë dhe Neptunit ëndërrimtar që do të sjellë atmosferën romantike. Sipas astrologes, 4 shenja do të jenë marrëset e mesazheve të ëmbla.
Meri Shehu: Mos të harrojmë që është edhe java e Shën Valentinit, shumë e festojnë, shumë nuk e festojnë, por sipas planetëve, grosha zihet me datë 15 kësaj radhe. Më e bukur do jetë data 15 se sa vetë data 14 sepse Afërdita në Peshk takohet me Neptunin dhe është një ditë perfekte, romantike dhe kështu i bie të kenë më shumë fat ata pas Shën Valentinit. Megjithatë nuk do të thotë që të tjerët nuk do shijojnë sepse është një opsion që shkon për t’u bërë i plotë. Shumë njerëz do marrin mesazhe të bukura dashurie sidomos shenjat Peshk, Virgjëreshë, Shigjetar dhe Binjak, këtu do luhet gjithë loja.
Në datën 19, pak para se të hyjë në Peshk, Dielli takohet me Saturnin në Ujor, nëse do kthehemi me këmbë në tokë do jetë kjo datë. Nëse do jemi në re, ylberë me ngjyra deri në datën 17, më 19 vjen momenti i së vërtetës.