
Një gomone që drejtohej nga dy kontrabandistë shqiptarë që transportonin një sasi të madhe marihuanë dhe kanabis sativa, prej një vlerë të vlerësuar prej tre milion eurosh, mësohet se u bllokua në brigjet e San Cataldo në Lecce. Gomonja u bllokua nga anija e patrullimi të shpejtë të Departamentit të Operacioneve Ajrore dhe Detare të Gardës Financiare të Bari në bashkëpunim me Guardia di Finanza të Taranto. Dy kontrabandistët, emrat e të cilëve ende nuk bëhen publik, janë arrestuar. Financierët mësohet se përgjuan në mes të natës mjetin, prej rreth 6 metrash, i cili u drejtua drejt bregdetit me shpejtësi të madhe dhe që pas një ndjekje të shkurtër u bllokua. Në bord kishte rreth 3 kuintale marijuanë dhe 10 kg. Hashash, të cilat u sekuestruan.