Mbrëmjen e kaluar Beatrix ishte ftuar të hynte në shtëpinë e Big Brother VIP për një darkë speciale bashkë me disa ish-banorë të tjerë duke ditur se vetëm një javë na ndan nga finalja.
Por Beatrix vendosi të tërhiqej nga kjo ftesë për shkak të një shakaje mes Donaldit, Ermal Mamaqit dhe Salsanos ku përmendej vetë këngëtarja por edhe Bora Zemani, ishja e Donaldit.
Kjo ngjalli shumë debate brenda shtëpisë së Big Brother Vip pasi emri i Borës është emri më i përmendur dhe më i komentuar prej më shumë se katër muajsh që programi ka nisur.
Në lidhje me këtë debate dhe përmendjen e emrit të saj në mënyrë të vazhdueshme ka reaguar edhe vetë Bora edhe pse në mënyrë të tërthortë.
Në një video në TikTok ajo ka mbledhur disa nga herër kur emri i saj është përmendur në ekran. Dhe në fund e mbyll me vargun që Stresi i ka dedikuar: Edhe krejt le ta dinë, Bora Zemani është queen.