Bëhuni gati për një javë emocionuese, ja ç’ka parashikuar Paolo Fox për datat 11-17 prill

DASHI: Stina e ditëlindjes suaj po ndikon për mirë te ju, duke ju bërë të ndiheni entuziastë dhe energjikë. Po i shijoni këto ditë pranvere, duke u përqendruar më së shumti te puna, e cila do t’ju dhurojë shumë kënaqësi. Do të keni suksese të njëpasnjëshme, sepse kur e ndani mendjen për diçka, nuk ju ndal më asgjë. Vazhdoni kështu siç e keni nisur.

DEMI: Për shenjën tuaj parashikohen të reja të shumta. Tekefundit, pranvera është dhe stina e Pashkëve, dhe prandaj yjet kanë vendosur që dashuria dhe pasioni do të mbizotërojnë në shenjën tuaj. Çiftet që janë bashkë prej kohësh do të kenë harmoni mes tyre, edhe ata që janë në kërkim të aventurave të reja do të kenë sukses. Me siguri që nuk njihni mënyrë më të mirë për të festuar ardhjen e pranverës.

BINJAKËT: Yjet ju këshillojnë që t’i jepni forca vetes dhe të përqendroheni te puna. Shfrytëzojini në maksimum ditët e para të javës, në mënyrë që më pas të shijoni  festat në praninë e miqve e të familjarëve. Shijojini këto ditë, sepse i keni merituar. Në aspektin personal situata paraqitet e mirë dhe e ekuilibruar.

GAFORRJA: Kjo do të jetë një javë shumë e mbarë për të lindurit e kësaj shenje. Sa herë që ka festa, ju ndiheni të lumtur. Sepse festa për ju nënkupton praninë e miqve, të familjes, të drekave të mëdha, duke hapur shtëpinë dhe zemrat për të ndarë momente të veçanta. Asgjë nuk ju bën më të lumtur se kjo. Urime!

LUANI: Ndiheni shumë energjikë, aq sa asgjë nuk do t’ju ndalte në rrugën tuaj të suksesit. Yjet ama ju këshillojnë që t’i merrni gjërat me qetësi dhe t’i shijoni këto ditë festash në shoqërinë e miqve dhe të familjarëve. Gjeni kohë edhe për të dashurin e zemrës dhe keni për ta parë se nuk do të pendoheni.

VIRGJËRESHA: Keni qenë këto ditë të mbytur në punë. Celulari nuk ju pushon së rëni dhe në agjendën tuaj nuk ka më vend për angazhime të reja deri në dy muajt në vazhdim. Vërtet punët po ju ecin mirë, por ndiheni dhe të stresuar. Pashkët vijnë si me porosi për ju që të mund të çlodheni pak. Ama, menjëherë më pas do të rifilloni me ritmin e mëparshëm. Ju mund t’ia dilni mbanë, por ndonjëherë edhe qetësohuni.

PESHORJA: Do të ndiheni këtë javë më ëndërrimtarë se kurrë, aq sa ndonjëherë do t’ju duket se e keni kokën mes reve. Por më shumë se një tekë, kjo është një nevojë. Ndiheni shumë të ngarkuar psikologjikisht dhe tani kërkoni një zgjidhje për t’u shkëputur nga stresi i përditshëm. Edhe për ju Pashkët do të shërbejnë si një periudhë pushimi. Reflektoni me qetësi, në mënyrë që të vendosni se çfarë do të bëni.

AKREPI: Gjërat po ecin gjithmonë e më mirë për ju. Një mik i shenjës së Dashit ju ka dhënë shtysën e duhur për të pasur sukses në aktivitetet tuaja. Tashmë dhe planeti i dashurisë do t’ju bëjë një joshës të parezistueshëm. Këtë Pashkë yjet ju kanë përgatitur një surprizë të paharrueshme.

SHIGJETARI: Gjatë muajit që lamë pas ju është dashur të lodheni së tepërmi, por tani i shikoni gjërat nga një perspektivë e re. Yjet ju këshillojnë që t’i besoni intuitës suaj ose sugjerimeve të ndryshme. Planetët ndonjëherë shprehen edhe nëpërmjet këtyre mënyrave për t’ju sjellë mesazhe dhe për t’ju treguar rrugën e duhur.

BRICJAPI: Pashka duket se po vjen në kohën e duhur për t’ju shpëtuar nga nervozizmi që keni ndier këto kohë. Janë problemet e punës dhe të parave ato që ju kanë shqetësuar më së shumti, por nuk mbeten prapa edhe problemet sentimentale. Tani megjithatë duhet të bëni një pushim. Fikeni telefonin dhe përqendrohuni vetëm te gjërat e bukura. Kjo është një sfidë për ju, të shohim në do t’ia dilni mbanë.

UJORI: Planeti i dashurisë do të largohet nga shenja juaj, por jo pa e bërë punën e vet. Prandaj jemi të sigurt se nuk do t’ju lërë në mëshirë të fatit. Tani ka ardhur koha që të përqendroheni te puna. Dielli në shenjën e Dashit dhe Mërkuri në Dem, mund t’ju krijojnë probleme komunikimi, por gjithsesi do të ndikojnë që gjërat të shkojnë ashtu siç dëshironi.

PESHQIT: Kjo do të jetë një javë e shkëlqyer për ju. Pa frikë mund të themi se shenja juaj do të renditet në krye të zodiakut. Do të jeni më të favorizuarit dhe shumë të sigurt në vete për aftësitë tuaja. Në këtë periudhë Pashke do të hapen shumë dyer për ju. S’ju mbetet veçse të zgjidhni rrugën tuaj. Urime!

Author: horoscope