Bëni valixhet gati! Ku duhet të udhëtoni sipas shenjës së horoskopit

Të vendosësh për destinacionin e ardhshëm të pushimeve mund të jetë një zgjedhje e vështirë ndonjëherë.

Sigurisht që miqtë, interneti, paketat turistike, kompanitë ajrore jua mbushin mendjen top për një vend të caktuar, por nëse po kërkoni për diçka më shumë, le të themi jo të zakonshme, pse të mos zgjidhni aventurën e ardhshme bazuar tek shenja e horoskopit?

Dashi

Dashi preferon të jetë i pavarur dhe përgjithësisht është plot me energji. Nuk do të jetë kurrë i lumtur nëse qëndron në një vend të qetë, sepse zakonisht adhuron udhëtimet me makinë dhe përherë në lëvizje.

Vendi ideal: turne në fshatrat pranë Detit të Zi në Bullgari, një tur në Korenë e Veriut ose aventura në Guatemalë.

Demi

Një dem dëshiron gjithmonë t’ia bëjë qejfin vetes dhe gjen përherë kohë për pak pushime.

Vendi ideal: pushime në plazhe jo të populluara, Rhode Island ose kamping në mal.

Binjakët

Binjakët përshtaten lehtësisht në çdo situatë dhe preferojnë qytetet e mëdha.

Vendi ideal: Berlin ose Romë padyshim.

Gaforrja

Shenja e ujit preferon udhëtime ku të jetë me familjen ose shoqërinë, ku mund të ketë mundësinë të tregojë gjithë kujdesin për të tjerët.

Vendi ideal: një shtëpizë buzë brigjeve italiane (Napoli pse jo).

Luani

Zjarr, zjarr dhe zjarr! Luani ka dobësi për vendet ku dëfrehet në maksimum, ka muzikë të lartë dhe mbarojnë të jenë qendra e vëmendjes.

Vendi ideal: Nju Jork, jugu i Francës, Los Angeles ose Ibiza.

Virgjëresha

Itinerari i saj është i detajuar dhe vazhdimisht kërkon për vendet më të mira në qytet, kontrollon Google Map, kërkon për restorantet, dyqanet etj.

Vendi ideal: jugi i Italisë ose Paris.

Peshorja

Një peshore ka nevojë për qetësi dhe romanticitet. Kërkon shpesh për vende të qeta, ku të ketë restorante të mira, markete cilësore dhe gjithashtu vende kulturore.

Vendi ideal: Meksikë ose Angli.

Akrepi

E dashuron natyrën, por kjo s’do të thotë se një akrep do qëndrojë gjatë gjithë kohës në pyll. Përkundrazi, pëlqen vendet me shtëpiza të vogla, por moderne.

Vendi ideal: Tanzani

Shigjetari

Është gjithmonë në kërkim të vendeve të reja, të padëgjuara ose pa interes për të tjerët. Nuk lodhet duke kërkuar vazhdimisht për vende interesante.

Vendi ideal: Mongoli, Meksikë ose Turqi.

Bricjapi

Një udhëtim për qejf ku është edhe pjesa tjetër e familjës është gjithçka ka nevojë një Bricjap.

Vendi ideal: ishujt Hawaii.

Ujori

Si shenjë e ujit, ujori njihet për pavarësinë e tij dhe mendjen përherë tek pushimet. Kthehet përsëri e përsëri në qytetet e preferuara dhe gjithmonë kanë një gjë të re për të mësuar.

Vendi ideal: Brazil, turne në Madrid ose Londër.

Peshqit

Peshqit mërziten shpejt, prandaj zgjedhin udhëtime ku ka mrekulli natyrore, kulturë dhe aventura të reja.

Vendi ideal: shtëpi njëkatëshe në Fixhi (Fiji) ose liqen në Koraci.

Burimi: Insider

Author: horoscope