
Ka shkuar mbi 9 milionë numri i personave të infektuar me koronavirius në të gjithë botën.Sipas të dhënave të publikuara deri mesditën e sotme janë infektuar me Covid-19, 9 052 958 njerëz. Ndërsa, numri i të vdekurve nga koronavirusi deri tashmë ka shkuar në 470 844 persona. Kurse, janë shëruar nga koronavirusi në të gjithë botën deri tani 4 842 306 individë. SHBA është vendi me më shumë persona të infektuar në botë, pasuar nga Brazili, Rusia, India, Britania e Madhe etj. Ndërsa në vendin tonë sot janë rregjistruar 33 raste të reja me koronavirus, nga 239 testime për të dyshuar të prekur me COVID-19.