Ç’duhet të dish para se të dalësh me një burrë LUAN!

Ditëlindja: 23 korrik- 22 gusht

Elementi: Zjarr

Fjalët kyçe: dramatik, krijues, karizmatik, i zoti dhe besnik

Burra të famshëm të kësaj shenje:  Barack Obama, Shaën Mendes, Chris Hemsworth, Jason Momoa, Dylan Sprouse, Cole Sprouse, Andy Samberg

Me femrën e cilës shenjë shkon më shumë një burrë Luan?

Luani vdes të përkëdhelet dhe njerëzit duhet të merren gjatë me egon e tyre, kështu që flirtimi dhe romanticiteti i një Peshoreje është kombinim i paparë. Zotërinjtë e kësaj shenje tërhiqen gjithashtu nga  dikush që shkëlqen dhe është po aq unik sa ata, prandaj një vajzë Dash është idealja. Janë të dy shenja zjarri prandaj kimia mes tyre është e jashtëzakonshme.

Si është ai në një marrëdhënie?

Ai kërkon që të trajtohet si mbret, por sigurisht të bën të ndihesh e tillë. Sa më mirë ndihet ai, aq më mirë ndihen të tjerët rreth tij. Nëse e mbani atë të lumtur dhe në humor, do të ndiheni po aq ekstravagantë dhe të rëndësishëm sa ai.

Luani udhëhiqet nga zemra. Ai e merr atë që do dhe kur do, pasi është i bindur që mund të fitojë çdo lloj sfide. Nuk përpiqet të fitojë vëmendjen e askujt, por e ka atë 24/7. Kujdeset për pamjen e tij, është mjeshtër bisedash dhe ka një sens të paparë humori.

Çfarë të mos i duash një mashkulli të tillë?

Pavarësisht të gjitha ai e merr seriozisht përfshirjen në një marrëdhënie. Të lindurit në këtë shenjë, janë romantikë të pashpresë dhe pse hiqen për të kundërtën. Ai do të përgatisë darka dhe lule, të bëjë foto me ty dhe të të thotë sa mirë jeni bashkë. Është performues natyral aq i mirë sa që gjithçka do të jetë spektakël në lidhjen tuaj.

Nëse ju ka rënë në kokë për një Luan, ndiqeni lojën e tij (edhe pse shpesh rrotulloni sytë kur e bëni këtë), bëjeni të ndihet si mbret. Kur jeni bashkë ai e di që e gjithë bota jote nuk rrotullohet rreth tij, por është shumë krenar për ta pranuar këtë. Mos harroni: Egoja e tij është e madhe, por zemra edhe më. Nëse siguroni të keni një lidhje me një zotëri Luan, do t’ju japë aq vëmendje dhe ngrohtësi sa s’do ta besoni dot…

Author: horoscope