
Edhe pse iu bashkua me bujë PD-së, aktori i njohur ka refuzuar të bëhet pjsë e listës.
Mësohet se Lulzim Basha ka lënë jashtë kandidimit Enno Bozdon, duke i dhënë një post në PD si “koordinator i energjisë”, ndërsa aktori Julian Deda ka refuzuar të jetë pjesë e listës, për shkak të pozicionit gati në fund, çka e bën të pasigurt mandatin e deputetit.
Gjithsesi, listën zyrtare pritet ta mësojmë sot para orës 24:00, kur është edhe afati i fundit i dorëzimit të tyre./korrieri.al