
Detaje të reja janë zbuluar nga përplasja me armë në zonën e ish-Bllokut në mesnatë. Burime për Faxweb.al bëjnë me dije se dy persona janë plagosur në zonën e ish-Bllokut, njëri me armë zjarri i plagosur në këmbë dhe tjetri me sende të forta.
Të dy të plagosurit janë dërguar tek Trauma dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Shkak dyshohet një sherr midis njëri-tjetrit, ndërkohë që policia ende nuk ka dhënë asnjë informacion në lidhje ngjarjen.