Do t’u rrahë zemra fort nga emocionet dhe pasioni, këto shenja do të jenë çift këtë nëntor

DASHI:

Nëntori do të jetë një periudhë reflektimi në sferën sentimentale . Ata që janë lidhur prej disa muajsh duhet të kuptojnë se çfarë po ndodh me zemrën e tyre. Në vështirësi do të ndihen çiftet që kanë kaluar kriza të mëdha së fundmi.  Raportet delikate duhet t’i mbroni sa më shumë, sidomos në datat 22, 23, 29 dhe 30, ditë që do të karakterizohen nga nervozizmi. Disa njerëz që keni afër duan t’ju bëjnë të ndiheni në faj, edhe pse ju nuk keni për çfarë ta kritikoni veten.

DEMI: Këtë periudhë edhe çiftet më të konsoliduara kanë pasur vështirësi, sidomos nëse është bërë fjalë për çështje ekonomike. Venusi do të nisë një tranzicion interesant. Hidheni me kujdes çdo hap në marrëdhënien tuaj. Kush nga ju mendon të martohet, duhet të jetë  i bindur 100%. Tradhtitë janë gjithnjë të rënda dhe nuk shërbejnë si zgjidhje për çiftet që nuk arrijnë më të kuptohen. Historitë që lindin gjatë muajit nëntor do të jenë interesante. Sprovat që keni kaluar deri tani kanë qenë të shumta dhe ndiheni të lodhur. Data 18 do të shënojë një takim të bukur, që dhuron emocione.

BINJAKËT: Ky muaj nuk do të jetë ai i dashurive të mëdha, pas të cilave do të humbni toruan. Ndiheni të qetë dhe po i vlerësoni më mirë ndjenjat. Puna ju ha shumë kohë dhe kjo gjë pasqyrohet edhe në familje. Bëni kujdes edhe në marrëdhëniet mes familjarëve, si prindër-fëmijë apo mes vëllezërve.

GAFORRJA: Gjatë këtij muaji do të bëni njohje të veçanta dhe intigruese. Janë të paktë ata që plotësojnë standardet rigoroze që keni ju në dashuri. Një përplasje e vogël mes partnerëve që kanë kaluar një krizë së fundmi. Keni kohë që keni nisur gjuetinë për emocione të reja, ja përse duhet ta kuptoni mirë rolin tuaj në çift. Mos lini pas dore partnerët ngaqë ndiheni të lodhur. Yjet favorizojnë të gjitha çiftet që duan të bëhen me fëmijë apo të martohen brenda vitit tjetër.

LUANI: Të gjitha marrëdhëniet që janë krijuar në tetor do të ecin mirë, ndër çiftet e lidhura prej kohësh do të ndihen nën presion. Do ta keni të vështirë të sintonizoheni me personat që ju pëlqejnë, sidomos në datat 10, 11 dhe 17. Kujdes me xhelozitë. Lidhje dhe miqësi të reja. Do të debatoni me partnerët për disa shpenzime të paparashikuara. Lëreni ndonjëherë mënjanë krenarinë, pasi ndonjëherë ju hapin probleme edhe me njerëzit që doni më shumë.

VIRGJËRESHA: Në sferën sentimentale gjërat do të shkojnë më mirë, edhe pse gjithçka varet nga raportet që keni. Çiftet në krizë do ta marrin veten brenda disa javëve falë Venusit që i ndihmon. Dy javët e para do të jenë shumë intriguese për beqarët, pasi do të kenë shumë takime të reja. Mërkuri do të sjellë më shumë pasion, jo vetëm fizik, por edhe mendor. Shumë nga planetët do të jenë aktivë në shenjën tuaj. Raporti me një grua në familje mund të sjellë debate nëse nuk tregoni diplomacinë e duhur. Çiftet që duan të bëhem me fëmijë mund të marrin lajme të mira. Çifteve të lidhura prej kohësh ju këshilloj të krijoni një kontakt më intim dhe shpirtëror me personin e zemrës.

PESHORJA: Sfera sentimentale nuk do të jetë aq e gjallëruar sa muajin e kaluar, por ndoshta shkaku i kësaj është individualizmi juaj për shkak të ngarkesës së madhe të punës. Nuk ju mungon kurrë dëshira për të qenë protagonistë, ja përse jetën private ndonjëherë pa dashur e kaloni në plan të dytë. Mos flisni vetëm për problemet tuaja pa marrë parasysh ato të partnerit. Ndoshta do të ndieni se partneri ju qëndron larg dhe do të doni të sqaroni shumë gjëra, por këto kërkesa mund të shndërrohen edhe në polemika, sidomos në datat 14 dhe 15. Mos bini pre e pesimizmit dhe mos harroni se kjo është thjesht një periudhë që ju vë në provë. Lidhjet e krijuara në këtë periudhë s’do të jenë thjesht aventura të vogla. Nëntori do të zgjojë pasionin. Ndoshta do ta gjeni dashurinë në një qytet tjetër, në ndonjë rrjet social, në vende ku s’e prisni.

AKREPI: Nëntori do të jetë një muaj i nxehtë për ndjenjat, pasi ardhja e Marsit në shenjën tuaj do të zgjojë pasionin brenda jush. Falë ndikimit pozitiv edhe të Venusit, datat 8 dhe 9 do të jenë plot shkëndija. Kjo është një periudhë interesante edhe për njohjet e reja, por edhe për çiftet që nuk duan të heqin dorë nga marrëdhëniet për probleme të vogla. Beqarët do të ndiejnë nevojën për t’u çliruar dhe për të përqafuar emocionet e bukura dhe të sinqerta. Dashuritë e reja të kësaj periudhe janë shumë të rëndësishme, por bëni kujdes nëse po krijoni pa kuptuar dy lidhje paralele.

SHIGJETARI: Nëse s’jeni lidhur prej disa muajsh, ndoshta keni frikë të angazhoheni. Të thoni “të dua” është e lehtë, por pak më e vështirë është të ruani pasionin, sidomos për të lindurit e shenjës suaj që jetoni me ritme të shpejta. Pasioni më i madh për një Shigjetar është dashuria e paarritshme. Nëse njihni dikë të pavarur dhe që mban ritmin tuaj, atëherë kjo lidhje mund të zgjatë shumë. Nëse partneri varet nga ju për gjithçka dhe ju ngjitet pa ju lënë hapësirën tuaj, atëherë ju e largoni direkt. Data 15 është e favorizuar për njohje të reja, sidomos në rrjete sociale. Emocionet mund të lindin nga momenti në moment.

BRICJAPI: Personat që nuk janë të dashuruar, por që duan të përjetojnë emocione, duhet të përveshin mëngët, sidomos nëse i kanë kaluar të tridhjetat. Edhe nëse disa çifte kanë mosmarrëveshje, nëse keni vullnetin e duhur, gjithçka do të kapërcehet. Nëntori do t’ju çlirojë nga tensioni që keni grumbulluar. Mund të krijoni marrëdhënie me persona që janë larg jush. Venusi i ëmbël ndriçon sferën tuaj sentimentale. Nga data 17 deri më 28 do të kaloni situata interesante dhe aventura. Do të njihni dikë që është në harmoni me botën tuaj, sidomos për gjërat që mund t’ju ofrojë.

UJORI: Në sferën sentimentale nëntori do të jetë një muaj intrigues që do të vazhdojë të dhurojë emocione përgjatë muajve në vijim. Keni në zemër një person që ju pëlqen apo doni të ktheheni me dikë që keni dashur shumë, ndaj ju këshilloj të mos dyshoni shumë dhe ta lini veten të udhëhiqet nga instinkti. Kush nga ju do të kalojë vetëm disa aventura, gjysma e parë e muajit është shumë e favorshme. Të rinjtë do të përballen me disa probleme në familje, sidomos nëse kanë krijuar një lidhje që prindërve nuk u pëlqen.

PESHQIT: Dashuria do të zgjohet, sidomos pas datës 5, kur Venusi i bën gjërat më interesante. Histori të reja dashurie apo edhe shkëndija të vjetra që nuk janë harruar. Nëse ju pëlqen vërtet dikush dhe doni t’i bini në sy, ky është momenti i duhur. Mes datave 12-14, do të gjeni kombinimin e duhur. Nëse disa nga ju sapo janë ndarë, do të marrin nga ish-partnerët çka duan dhe do të gjejnë një zëvendësues shumë shpejt. Projektet në çift do të funksionojnë më mirë, madje edhe planet për fëmijë. Disa çifte që kanë probleme për të sjellë në jetë një fëmijë do të marrin në konsideratë edhe adoptimin.

Author: horoscope