Duhet te prisni deri te enjten/ Kjo eshte shenja e horoskopit qe do te marr nje surprize kete jave

Dashi

Horoskopi javor 28 shtator- 4 tetor 2020

Gjatë kësaj jave Marsi do të sjellë tension në disa fusha. Ju të dashuruarit nuk do jeni me humor shumë të mirë. Nëse keni ndonjë vërejtje ndaj parterit bëjani hapur dhe sqarojini gjërat sa më parë. Nëse jeni beqarë ka shumë gjasa të takoni personin e ëndrrave. Mos e lini këtë mundësi t’iu ikë nga duart. Situata financiare nuk do jetë aspak e favorshme. Tregohuni sa më vigjilentë dhe të matur me shpenzimet që mos pendoheni më vonë. Shëndeti do jetë përgjithësisht i mirë. Kujdesuni pak me shumë për ushqimin dhe do jeni në formë të shkëlqyer. Në punë do i shtoni kontaktet dhe do realizoni marrëveshje të suksesshme me një kompani tjetër.

Demi

Horoskopi javor 28 shtator- 4 tetor 2020

Gjatë kësaj jave do keni ide të mira në çdo fushë. Sipas te gjitha parashikimeve, jeta juaj në çift do shkojë më së miri. Do jeni plot gëzim dhe eufori. Ju beqarët do keni më shumë se kurrë nevojë të krijoni një lidhje e më vone një familje. Përfitoni nga ftesat që do iu bëhen sepse personat do jenë mjaft interesante dhe do ju ofrojnë një të ardhme të këndshme. Financat do të rriten ndjeshëm dhe do e keni më të lehtë të kryeni investimet që keni menduar. Sipas Dritare.net, shëndeti do ketë probleme. Nëse vuani nga ndonjë sëmundje kronike mund të keni shqetësime të vazhdueshme. Flisni me mjekët pa pritur gjatë. Në pune do tregoheni elokuentë dhe nuk do druheni të përballeni me sfida të reja. Nëse jeni të vendosur do ia dilni.

Binjakët

Horoskopi javor 28 shtator- 4 tetor 2020

Gjate kësaj jave do keni shumë nevojë për gjithçka, por më tepër për para. Do mendoheni gjatë për të gjetur zgjidhje dhe për të përmbushur të gjitha nevojat. Ambienti yjor do favorizoje dashurinë për ju që keni një lidhje. Do jeni edhe me sensualë dhe pasionontë si dhe do merrni vendime të rëndësishme. Ju beqarët nuk duhet të tentoni të joshin persona që kanë tashmë një lidhje sepse përveçse do vuani vete do iu prishin punë edhe të tjerëve. Financat do jenë të mira. Është fiks momenti për të kryer investime dhe për të rritur kapitalin. Shëndeti në ditët e para të javës nuk do jetë i mire dhe do ndiheni të lodhur. Mundohuni të qetësoheni dhe të relaksoheni. Në punë do tregoheni diplomatë dhe profesioniste. Ka mundësi që disa miq të ngushtë t’iu kërkojnë disa këshilla që ju nuk duhet të nguroni t’ua jepni.

Gaforrja

Horoskopi javor 28 shtator- 4 tetor 2020

Venusi do ju nxitë t’i shprehni dhe t’i mbroni idetë tuaja gjatë kësaj jave. Do ndiheni edhe më të bindur për hapat që do hidhni dhe më të motivuar në çdo fushë. Për ju të dashuruarit do nevojitet vetëm një shtyse e vogël që marrëdhënia me personin e zemrës të shkojë për mrekulli. Duhet të tregoheni pak me inteligjente dhe do e kuptoheni se çfarë ju mungon. Ju beqarët do keni shumë nevojë për t’u dashuruar. Përgatituni për një takim të rëndësishëm i cili mund t’ju ndryshojë edhe jetën. Financat do jenë të qëndrueshme dhe nuk pritet ndonjë përmirësim i madh. Kujdes me shpenzimet. Shëndeti do jetë shumë i mirë. Mundohuni të lini duhanin dhe të pakësoni konsumimin e alkoolit. Projektet profesionale do fillojnë të marrin formë. Do jeni të aftë të kaloni çdo pengesë që do ju dalë para.

Luani

Horoskopi javor 28 shtator- 4 tetor 2020

Këtë javë duhet të reflektioni më gjatë, të vendosni prioritete dhe të mos nxitoheni. Gjatë fundjavës mund të ndiheni edhe pasa të turbullt në mendime. Nëse jeni në një lidhje dhe kohët e fundit ajo ka lënë për të dëshiruar duhet të flisni me partnerin dhe të mundoheni t’i zgjidhni problemet. Mos prisni një ndryshim të menjëhershëm sepse gjërat bëhen dalëngadalë. Ju beqarët do mundoheni të fitoni më shume lek në mënyrë që të krijoni një lidhje serioze apo të martoheni. Të gjithë duhet të bëni të pamundurën për të mos prishur shume lek dhe të bëni pak ekonomi. Kujdesuni pak me shumë edhe për shëndetin, sidomos për lëkurën. Në punë duhet ta studioni me kujdes terrenin para se të merrni një vendim me rëndësi.

Virgjëresha

Horoskopi javor 28 shtator- 4 tetor 2020

Marsi dhe Venusi do lëshojnë valë të mira këtë javë. Ata do ju ndihmojnë profesionalisht dhe do ju nxitin të tregoheni më të dashur. Asnjë planet nuk do influencojë mbi lidhjen tuaj në çift, por kjo nuk do të thotë që punët do shkojnë keq. Do jeni plot sharm dhe dëshirë për të jetuar. Edhe partneri do ju trajtojë mirë këtë javë. Ju beqarët do flirtoni shumë dhe do keni takime. Do kaloni një javë të mirë, por nuk do ketë gjëra serioze. Financat nuk do jenë të mira. Shëndeti do ketë disa probleme dhe ju duhet të kujdeseni më shumë. Mundohuni të mos stresoheni dhe flini më shumë. Perspektivat në punë janë shumë të mira. Përpiquni dhe pak më shumë dhe do arrini atje ku doni.

Peshorja

Horoskopi javor 28 shtator- 4 tetor 2020

Shfrytëzojeni në maksimum çdo moment gjatë kësaj jave dhe bëni atë që do ndieni. Po u treguat bujarë dhe nga ana tjetër serioze në punë çdo gjë do ju realizohet si e keni menduar. Nëse jeni në një lidhje do kaloni një javë shumë pasiononte dhe me dëshira pak ekstreme. Nëse ju japin kënaqësi mos e privoni veten. Do keni shumë imagjinatë. Jeta e ju beqarëve do jetë e mbushur plot me takime. Mund të mos ketë dashuri të vërtetë, por shumë aventura të këndshme. Sipas Dritare.net, me paratë duhet të tregoheni të matur. Mos jepni hua sepse do mbeteni edhe për vete keq. Shëndeti nuk do jetë dhe aq i mirë. Do jeni në ankth dhe do keni probleme me qarkullimin e gjakut. Këshillohuni me mjekët për çdo problem. Këmbëngulja në pune do ju bëjë te arrini ato që doni.

Akrepi

Horoskopi javor 28 shtator- 4 tetor 2020

Marsi nuk do ketë ndikimin më të mirë në jetën tuaj gjatë kësaj jave dhe ka rrezik që gjërat të mos ju ecin si i keni planifikuar. Do nxitoheni, nuk do ua vini veshin të tjerëve dhe mendjemadhësia do ju çojë në rrugën e gabuar. Në jetën në çift do keni disa keqkuptime. Për t’i rregulluar ato duhet të jeni më të hapur dhe të flisni më shume me partnerin. Për ju beqarët do ketë ndryshime të rëndësishme. Mund të kthehet në dashuri edhe një miqësi juaja e vjetër. Jeta ka dhe të papritura. Për sa ju përket financave priten ditë të mira. Planetët do ju mbështesin. Shëndeti nuk do ketë probleme sepse ju do kujdeseni më shume për të. Pasi keni qenë të gëzuar nga sukseset e jetës profesionale mund te kaloni edhe disa momente mërzitjeje. Tregohuni të duruar gjithmonë sepse do fitoni.

Shigjetari

Horoskopi javor 28 shtator- 4 tetor 2020

Mundohuni të merrni ndonjë ditë lejë gjatë kësaj jave dhe të shkoni jashtë qytetit tuaj. Do çlodheni, do reflektoni dhe do ju ndriçohen idetë. Nëse jeni në një lidhje mos u bëni impulsive dhe mundohuni të ruani ekuilibrin. Nuk duhet ta teproni as me nervozizmin apo inatin. Gjithsesi java nuk do ketë probleme të mëdha. Ju beqarët duhet të qëndroni edhe këtë javë nën shoqërinë e miqve. Edhe po të njihni persona të rinj shmanguni me lezet sepse nuk janë ata që po kërkoni. Keni bërë shumë shpenzime këto kohë dhe të gjitha këto do ndikojnë në buxhetin tuaj. Tregohuni të kujdesshëm sepse do mbeteni duarbosh. Disa ditë mund të keni dhimbje koke, por nuk duhet ta teproni me medikamentet. Në pune duhet të filloni projekte të reja dhe pritet sukses.

Bricjapi

Horoskopi javor 28 shtator- 4 tetor 2020

Gjate kësaj jave mos e lini veten të drejtoheni nga të tjerët sepse keni për të pasur probleme shumë serioze. Nëse keni një lidhje ka mundësi që partneri të mos ketë shumë besim tek ju dhe do kërkojë t’iu kontrollojë. Nëse nuk iu pëlqen gjeni mënyrën e duhur për t’ia thënë. Merkuri do influencojë pozitivisht jetën sentimentale për ju beqarët. Do keni mundësi të krijoni lidhje, por shmangni me çdo kusht ngatërrimin e dashurisë me jetën profesionale apo me paranë. Financat në tërësi do jenë të mira. Ka mundësi të merrni edhe ndonjë shpërblim në punë. Për të pasur një shëndet të kënaqshëm duhet të ushqeheni në mënyrë të ekuilibruar. Në punë kësaj here do keni shumë ambicie. Mos hezitoni të tentoni gjithçka që iu duket interesante dhe mos e humbni besimin tek vetja.

Ujori

Horoskopi javor 28 shtator- 4 tetor 2020

Gjatë kësaj jave do e shihni ndryshe të ardhmen dhe do iu jepni rëndësi edhe detajeve më të vogla. Me Venusin në anën tuaj, ju të dashuruarit do i jepni më shumë rëndësi jetës sentimentale. Mos u tregoni shumë kërkues dhe toleroni. Ka shume gjasa që bashkëpunimi të rritet ndërmjet jush. Ju beqarët do jeni të pavendosur dhe tek secili që do takoni do gjeni nga një të metë. Në planin financiar mund të kaloni ndonjë mini-krizë. Merrni masa që ta rregulloni sa me shpejt situatën sepse sa më shumë të qëndrojë delikate aq më keq për ju. Shëndeti nuk do jetë i qëndrueshëm. Hera herës do ndiheni të lodhur e pa fuqi. Mos e lini pas dore ushqimin për asnjë lloj arsyeje sepse do keni më shumë probleme. Në punë jepni sa më tepër të mundni nga vetja. Nëse arrini suksesin e pritur do e siguroni edhe të ardhmen..

Peshqit

Horoskopi javor 28 shtator- 4 tetor 2020

Gjate kësaj jave do përjetoni një ndjenjë pasigurie. Nëse keni një lidhje që nuk iu jep kënaqësinë që keni pritur do jetë më mirë t’i jepni fund njëherë e përgjithmonë. Po vazhduat më tej vetëm sa do lëndoni njëri-tjetrin. Ju beqarët nga ana tjetër jo vetëm që do keni takime, por do jeni edhe pasionantë. Për financat do keni të drejtë të shqetësoheni sepse ato nuk do jenë në gjendje të mirë. Merrni sa më shpejt masa dhe kërkoni ndihmën e një miku. Shëndeti nuk do jetë i kënaqshëm. Shpesh mund të ndiheni edhe të lodhur. Ushqehuni më mirë dhe mos harroni në asnjë moment lëngjet pa sheqer. Në planin profesional do iu jepen mundësi të mira për të ecur para. Përfitoni sa të mundni dhe do iu përgëzojnë të gjithë.

Author: admin