Dy shenjat më me fat për sot, e premte 6 gusht 2021

Gaforrja

Sado që të mundohen t’iu prishin planet ju do arrini të ruani maturinë dhe realizmin. Në çfarëdo situate që të ndodheni mos ju besoni verbërisht atyre që do ju rrethojnë. Klima për jetën tuaj në çift do jetë pak e trazuar.

Disa debate të paprituara si pasojë e xhelozisë mund të prishin gjithë stabilitetin e lidhjes suaj. Nëse jeni beqarë nuk do keni dëshirë të krijoni një lidhje serioze, por personi qe do takoni do iu bëjë të ndryshoni mendim. Në punë nuk do hezitoni të tregoheni me takt në çdo moment dhe profesionalizmi do ju karakterizojë gjithë kohës. Financat nuk do kenë probleme, por hiqni disa lek mënjanë sepse të papriturat mund të ndodhin në çdo moment.

Ujori

Sot do jeni më të vendosur se më parë dhe falë Hënës do i hidhni hapat më të sigurta. Qetësia që do ju karakterizojë do jetë vërtet e adhurueshme. Shumë planetë do të mbrojnë jetën tuaj në çift. Çastet e ngrohta do jenë mbizotërueset. Edhe besimi dhe respekti midis jush do të rritet së tepërmi. Nëse jeni vetëm, Venusi do krijojë një klimë shumë të përshtatshme për të dashuruar.

Gjithsesi mos u nxitoni pa kuptuar qartësisht se çfarë doni në të vërtetë. Në punë do i përkushtoheni me mish e me shpirt finalizimit të projektit të nisur prej kohësh. Do i impresiononi kolegët dhe do bëni edhe disa ziliqarë. Financat nuk do jenë të mira, prandaj do ju duhet të merrni hua tek dikush që i besoni.

Author: horoscope