E ndarë nga burri, Albërije Hadërgjonaj e thotë publikisht arsyen përse i është mirënjohëse

Albërije Hadërgjonaj e ftuar në “E diell”, nuk ngurroi të fliste për historinë e saj me ish-bashkëshortin. Këngëtarja siç ka treguar edhe më parë, nuk ka patur një histori të lehtë.

“I kam çuar trastat në burgjet e Shqipërisë”-tha Albërija duke i dhënë edhe këshilla vajzave të kenë kujdes e të mos nxitohen për martesë.

Megjithatë pavarësisht vuajtjeve që ka kaluar, Albërije i shprehet mirënjohëse për diçka ish-bashkëshortit.

“Të kesh burrin e bukur do të thotë të kesh fëmijë të bukur dhe unë e fitova këtë, mirë apo keq ishte, një gjë e fitova”-tha Albërija./korrieri.al

Author: horoscope