Disa shenja, nuk i kishin fort mirë punët me çështjet e zemrës, ndërsa te disa të tjera pritet të shpërthejë dashuria.
Në vendin e gjashtë: Peshqit
Për Peshqit, pritet një risi përsa i përket stilit të jetesës dhe hapjes së një shtegu të ri, që do sjellë mundësi të tjera. Ndaj ose do të lidhen akoma më shumë me njeriun e zemrës ose do t’i japin fund për shkak të mospërputhjeve. Thikë me dy presa.
Në vendin e pestë: Virgjëresha
Për Virgjëreshat, ky muaj do të shërbejë për marrjen e një vendimi të rëndësishëm rreth partnerin/es.
Në vendin e katërt: Bricjapi
Në eklipsin diellor të Hënës së re të 2 janarit, vëmendja e Bricjapit do të përqëndrohet te romanca.
Në vendin e tretë: Ujori
Ujori do të ndihet aq mirë me të dashurin/ën ose me atë që po del për momentin, sa mund t’i lindë dëshira për t’i bërë gjërat zyrtare.
Në vendin e dytë: Luani
Përsa i përket jetës romantike, fundi i janarit do të zgjojë dëshirën për dashuri te Luani.
Në vendin e parë: DASHI
Gjatë këtij muaji, Marsi do të jetë në Luan, gjë e cila paralajmëron se jeta dashurore e Dashit do të fillojë të lulëzojë. Eklipset do t’i bëjnë më shumë të ndjeshëm sepse mbyllin një cikël për të hapur një tjetër. Ata që janë vetëm, do të kenë shumë mundësi për të njohur dashurinë e vërtetë, ndërsa për ata që janë në një lidhje, gjërat do të shkojnë në një tjetër nivel.