Fati do të jetë me ju/Horoskopi i muajit maj: DASHI dhe DEMI

DASHI: 

E besoni dot që erdhi maji? Muaji për të lindurit në shenjën e Dashit do të nisë me bekime nga kozmosi, sepse Venusi, planeti i dashurisë dhe bukurisë do të kalojë në shenjën tuaj. Dhe bashkë me të, ju do të ndiheni plot sharm, do të jeni si një magnet për të tjerët.

Admiruesit do të shtohen dhe jo vetëm në fushën e ndjenjave, por edhe në atë shoqërore. Ky është momenti i duhur të përqendroheni më shumë te pamja e jashtme. Ndryshoni gardërobën, bëni një model të ri flokësh, ose më të guximshmit, edhe një tatuazh. Lajme të reja do të vijnë për ju në datën 5 maj pasi Dielli dhe Urani do të takohen në shenjën e Demit. Lajmet do të lidhen me financat tuaja ose me mundësi të reja pune. Janë shumë të papritura ofertat, ndaj më shumë do t’ju shpërqendrojnë sa do t’ju gëzojnë. Nëse s’jeni të sigurt se çfarë të bëni, këshillohuni. Nuk përjashtohen bonuset apo ngritjet në detyrë.

Më datë 10, Mërkuri kalon në prapavijë dhe kthehet te Binjakët. Bëni kujdes dhe mos u ngarkoni më shumë me punë. Ky cikël i Mërkurit, edhe pse duket si klishe, do të sjellë vonesa ose keqkuptime. Nëse keni në plan të udhëtoni, bëni mirë të shkoni më herët se zakonisht pasi Mërkuri bën lojërat e tij. Gjërat nisin të shkojnë më mirë kur Jupiteri, planeti i fatit dhe mundësive të reja hyn në shenjën tuaj. Prej 12 vjetësh, qëndrimi  Jupiterit në Dash nuk zgjaste kaq shumë. Fati do të jetë me ju, do të ndiheni më filozofikë dhe nuk do t’ju mungojë dëshira të zgjeroni horizontet tuaja.

Eklipsi hënor në Akrep do të ndodhë më 15 maj, që do të thotë se do të ketë investime të reja. Në një nivel më personal, mos kini frikë të kërkoni mbështetje emocionale nga njerëzit që keni afër. Sezoni i Dashit mund të ketë mbaruar, por qielli është plot me energjinë e tij. Do të vini vetes qëllim të arrini objektiva personalë dhe projekte që janë krijuar plot pasion. Nëse po dilni me dikë, mbrëmjet romantike nuk mungojnë. Në aspektin fizik, bëni mirë të ushtroni një sport për të nxjerrë inatin apo ndjenjat e ndrydhura. Data 28 do të jetë e përsosura për të kërkuar rritje rroge, pasi më datë 30 Hëna e Re do të mbyllë muajin.

DEMI:

Gëzuar ditëlindjen, Dema! Ky është momenti të qetësoheni pas gjithë ndryshimeve të ndodhura në prill. Muaji do të nisë i vetmuar për ju, pasi do të kërkoni të rrini me vete. Do të merrni energji të reja duke reflektuar dhe duke u kujdesur pikërisht për veten. Në datën 5 maj ju pret një surprizë, pasi Dielli dhe Urani takohen në shenjën tuaj. Nëse jeni ndier të kufizuar, kjo është koha që të çliroheni. Ndiqni instinktin.

Intuita juaj ju tregon më së miri si të veproni. Bëni kujdes me financat më datë 10 maj teksa Mërkuri nis prapavijën në Binjakë. Planeti i komunikimit do të sjellë vonesa në pagimin e faturave ose të kredive. Studiojeni më mirë buxhetin që keni. Pikërisht në po të njëjtën ditë, edhe Jupiteri kalon në Dash dhe do të aktivizojë nënndërgjegjen. Jupiteri do të jetë engjëlli juaj mbrojtës këtë muaj. Mund të zhvilloni më shumë anën shpirtërore në muajt në vijim. Më datë 15 vjen eklipsi që mund t’ju ndryshojë jetë, eklipsi hënor në Akrep. Do ta gjeni veten duke reflektuar në marrëdhëniet tuaja profesionale.

Një person shumë afër jush po kalon po ashtu një periudhë të vështirë, që po i ndryshon jetën. Kjo gjë ju ka prekur shumë. Dielli kalon te Binjakët më datë 20 dhe financat tuaja do të kthehen në qendër të vëmendjes. Këtë periudhë jeni fokusuar te puna dhe paratë, por duhet të reflektoni më shumë te marrëdhëniet dhe nevojat që kanë personat pranë jush. A po përmbushni detyrat tuaja në familje? Marsi, planeti i luftës dhe i veprimeve kalon në zodiakun tuaj më datë 24. Energjia e tij do t’ju bëjë të fshihni ndjenjat tuaja. Në aspektin sentimental, duket se më shumë ju duan sesa po dashuroni dhe kjo shkëputje nuk është aspak e mirë. Duhet të jeni më të qartë me veten, të caktoni përparësitë që keni në jetë. Hëna e re në Binjakë do t’ju bëjë më realistë.

Author: horoscope