Binjakët
Femrat e kësaj shenje janë gjeni. Ato mund të mendojnë me shpejtësinë e dritës. Me një synim të qartë për të grumbulluar informacione për këdo, ato janë të afta të kuptojnë gjithçka shumë shpejt.
Femrat e shenjës së Binjakëve dashurojnë të flasin dhe kanë aftësi të jashtëzakonshme mirëkuptimi, përveçmbledhjes së informacioneve dhe përdorimit të tyre në favor tëvetes. Janë tepër inteligjente dhe gjejnë zgjidhje për çdo gjë, sado të vështira të duken situatat. Është e kotë t’i gënjesh, pasi janë në gjendje ta kuptojnë gjithçka menjëherë.
Virgjëreshat
Virgjëreshat janë brilante, janë përherë të interesuara për gjithçka. Pëlqejnë të mësojnë dhe mund të shohin edhe gjërat qëtë tjerët nuk arrijnë t’i shohin. Kanë aftësi të shkëlqyera për t’u dukur perfekte, janë të vëmendshme dhe dinë t’i organizojnëmirë gjërat. Duket sikur kanë një bagazh të madh informacioni brenda kokës së tyre, me gjithçka shumë të detajuar. Janëempatike dhe arrijnë ta kuptojnë çfarë po kalon dikush, thjesht duke e parë. Edhe kur duket sikur diçka nuk ka zgjidhje, ato arrijnë ta gjejnë me lehtësi zgjidhjen.
Akrepi
Nuk do të jesh asnjëherë në gjendje ta gënjesh një femër tëshenjës së Akrepit, ndaj më mirë mos e provo. Është e jashtëzakonshme inteligjenca e tyre. Janë në gjendje të mbledhin informacionet e duhura për dikë apo për diçka dhe t’i përdorin me tepër zgjuarsi. Atë që për shumë persona duket e vështirë, femrat e kësaj shenje arrijnë ta sigurojnë me lehtësi. Mos u mundo t’i gënjesh, ose gjithë fuqinë e tyre do ta ndjesh kundër teje.
Bricjapi
Janë shenja që punon fort për të arritur gjithçka që dëshiron. Edhe këto femra tregojnë interes për të mësuar gjithçka që u intereson dhe më vonë i përdorin ato për interesin e tyre. Janëtepër të përqendruara dhe duken sikur kanë përgjigje për gjithçka. Nuk do ta shohësh asnjëherë një femër të kësaj shenje të papërgatitur, të humbur, apo pa përgjigje. Fuqia e tyre e mirëkuptimit dhe inteligjencës është e jashtëzakonshme.