Flasin pafundësisht shumë, cila shenjë kryeson horoskopin

Të folurit pafund është një karakteristikë e shumë personave, e cila në një moment bëhet sa shqetësuese edhe bezdisëse.

Astrologët kanë dalë në përfundimin se njerëzit që flasin më shumë i përkasin shenjës së Binjakëve.

Duke qenë se Binjakët udhëhiqen nga Mërkuri, planeti i komunikimit dhe intelektit, qëndrojnë në vend të parë si shenja e horoskopit që flet më shumë. Njerëzit e kësa shenje, mund të flasin për një kohë të gjatë, lidhur me një temë të caktuar, edhe me njerëz që i takojnë për herë të parë. Duhet theksuar se janë shumë inteligjentë dhe nuk flasin kot, madje kanë diversitet në gjërat që thonë.

Më pas vjen Shigjetari, të cilët janë folës entuziastë. Shigjetari është padyshim një nga shenjat më të qeta të horoskopit dhe ndihet shumë mirë kur bëhet pjesë e një bisede domethënëse. Kjo shenjë optimiste, mundohet të shohë gjithmonë të mirën në jetë dhe magjepset lehtësisht nga bota përreth. E sapo të fillojë të flasë, mund të jetë e vështirë për ta ndalur, pasi flet me shumë pasion për gjërat që do.

Ndërsa vendin e tretë e mban Dashi. Personat që i përkasin kësaj shenje duan të udhëheqin bisedën. Kjo shenjë zjarri, pëlqen të tregojë mbizotërimin e saj në një bisedë, duke folur e para dhe me një ton më të lartë se të tjerët. Mirëpo, shpesh flasin para se t’i mendojnë gjërat në kokën e tyre dhe kjo bën që shpesh herë të gabojnë. Nëse ata ndjejnë sikur mendimi i tyre po injorohet, kjo shenjë e zodiakut kokëfortë thjesht do të rrisë nivelin e zhurmës, derisa të gjithë ta dëgjojnë këndvështrimin e saj. l.k/abcnews.al

Author: admin