
Gratë që i përkasin shenjës zodiakale për të cilën do të flasim më poshtë janë të destinuara të jenë të dashuruara përjetësisht dhe janë në gjendje të ‘vjedhin’ përgjithmonë zemrën e dikujt.Po flasim për gratë e lindura nën shenjën zodiakale të Peshqve.




Këto gra janë ëndërrimtare të mëdha dhe arrijnë të bëjnë për vete partnerin me ëmbëlsinë e tyre. Të qëndrosh me to nuk është e thjeshtë, por është akoma më e vështirë t’u rrish larg, me dashurinë e tyre arrijnë të të mpijnë shqisat. Janë gra misterioze dhe romantike. Dinë të dëgjojnë dhe të ndihmojnë dikë që ka nevojë. Janë pasionante dhe kanë kapacitetin të dashurojnë në kuptimin e vërtetë të fjalës. Karakteristika e tyre kryesore është romantizmi, kanë dëshirë të ndihen të dashuruara dhe të mbrojtura.




Në dashuri janë shumë besnike, të përgjegjshme dhe të besueshme. Para se dikush të nisë një marrëdhënie të qëndrueshme me të, duhet t’i marrë në konsideratë të gjitha aspektet, përfshirë jetën e ardhshme familjare e fëmijët. Nëse një grua e Peshqve ka vendosur të martohet, nuk do të ndryshojë kurrë mendje, vetëm nëse e detyron. Vajzat e Peshqve janë të vëmendshme ndaj shijeve dhe zakoneve të partnerëve të tyre, gjë që i bën bashkëshorte ideale. Në dashuri, përshtaten shumë mirë me burrat që ipërkasin Demit dhe atyre që i përkasin Shigjetarit e Binjakëve.



