Helikopterët shpëtojnë qindra njerëz të bllokuar nga zjarret në Kaliforni

Zjarre masive kanë përfshirë Kaliforninë. Mësohet se ekipet e shpëtimit kanë shpëtuar disa persona të bllokuar mes zjarreve në qytetin e Fresnos, ndërkohë zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me flakët në të gjithë vendin. Është dashur ndërhyrja e helikopterëve për të transportuar njerëzit e ngujuar mes flakëve. Autoritete thanë se  një  zjarr i shpejtë me shpejtësi bllokoi qindra njerëz në një vend të njohur në një pyll kombëtar. Garda Kombëtare e Kalifornisë ndërhyri menjëherë, duke  vënë në shërbim mjetet nga ajëri, si e vetmja mënyrë për të shpëtuar jetët e njerëzve. Zjarret po përkeqësohen atje  nga vala ekstreme e nxehtësisë që po përjeton vendi. Zjarret në Kaliforni kanë djegur me qindra mijëra hektarë javëve të fundit.  Helikopterët mësohet se do të vijojnë të qëndrojnë në gadishmëri të plotë, deri në qetësimin e situatës atje.

Author: admin