Horoskopi: Edhe pse eshte e çuditshme keto Çifte funksionojnë mire me njeri tjetrin

Këto çifte mund të duken shumë të çuditshme por ato funksionojnë në mënyrë perfekte. Gjeni kush janë:

Dashi dhe Akrepi

Akrepi ka një karakter misterioz dhe impulsiv ndërsa Dashi gjithmonë pëlqen të ketë komandën.

Dashi dhe Akrepi së bashku janë një çift shumë solid. Të dy janë agresivë, ambiciozë dhe instiktivë.

Demi dhe Shigjetari

Demi është jashtëzakonisht i qetë dhe shpesh naiv ndërsa Shigjetari mund të jetë shumë dinak. Ata janë krejtësisht të ndryshëm nga njëri-tjetri, dhe për këtë arsye ata e shohin jetën nga dy këndvështrime të kundërta.

Shigjetari pëlqen të përjetojë aventura dhe të eksplorojë mundësi të reja ndërsa Demi preferon të ketë një qasje më praktike ndaj jetës.

Virgjëresha dhe Peshorja

Së bashku Virgjëresha dhe Peshorja janë një çift i pandalshëm. Të dy kanë ambicie të mëdha, si në jetë ashtu edhe në dashuri, dhe për këtë ata do të luftojnë me çdo kusht në mënyrë që gjithçka të funksionojë në mënyrën më të mirë.

Peshorja mund të ndihmojë Virgjëreshën të ketë më shumë besim edhe tek të tjerët dhe të kapërcejë pasiguritë e tyre duke planifikuar me kujdes gjithçka, ndërsa Virgjëresha shpesh është kritike ndaj vetes.

Author: admin