Horoskopi i muajit dhjetor: DASHI dhe DEMI

DASHI

Mirë se erdhët në dhjetor! Gjatë nëntorit keni ndier një pasion të madh, të cilin e keni shprehur me anë të projekteve krijuese apo të disa gjërave të reja në shtrat. Ju jeni shenjë zjarri dhe të parët e zodiakut, ndaj arrini gjithmonë atë që doni.

Nëse përpiqeni të komunikoni me qetësi dhe jo duke shpërthyer para të gjithëve, do t’ia dilni më kollaj. Kur Mërkuri, planeti i komunikimit të futet në Bricjap më 6 dhjetor, do të ndiheni më të sigurt, sidomos nga ana profesionale. Mos harroni, asnjë astrolog nuk ju premton para, por eprorët do t’ju dëgjojnë nëse kërkoni rritje rroge. Gjatë hënës së re në Binjakë më datë 7 do të realizoni një nismë që e doni prej kohësh. Dhjetori do të sjellë lajme më të mira. Yjet nuk do t’ju bekojnë vetëm në aspektin profesional. Falë ndikimit ë Venusit, do të gjeni ekuilibrin edhe në jetën sentimentale.

Data 20 dhjetor do të shënjojë kulmin e suksesit me Jupiterin që futet në shenjën tuaj. Do të tregoheni më të dashur me veten dhe për rrjedhojë, edhe me të tjerët. Fundi i vitit do të jetë disi stresues për shkak të fluksit të festave, por po planifikoni diçka të bukur me miqtë dhe familjarët. Dita më e tensionuar do të jetë 23 dhjetori me hënën e re në Bricjap. Nëse keni një traumë që i përket së shkuarës, nuk do të bëni keq t’i drejtoheni një terapisti. Kujdesi për veten do t’ju dhurojë një qetësi shpirtërore që gjatë verës ju ka munguar.

DEMI

Mirë se erdhët në dhjetor! Hëna e re në fund të nëntorit nxiti një cikël të ri në jetën tuaj sentimentale. Për disa nga ju, solli fundit e një marrëdhënieje toksike dhe gëzimin e jetës si beqar. Për disa të tjerë, solli një intimitet më të madh me partnerë aktualë në lidhje të konsoliduara. Gjërat tanimë janë ashtu si duhet. Më datë 3 dhjetor, Venusi romantik përplaset me Neptunin dhe për pasojë, do të nxitë disi ankthin apo paranojën në lidhjen tuaj.

Qëndroni më shumë me familjen. Nuk ka asgjë të keqe që të keni një ritëm të shpejtë jete dhe të punoni shumë, por pushimi është thelbësor për mirëqenien tuaj. Hëna e plotë në Binjakë më datë 7 dhjetor do të sjellë disi tension, sidomos në çështje që kanë lidhje me prona apo zotërimet tuaja. Javën e parë të muajit merruni vetëm me veten, sepse pas datës 9, do të jeni gati të arrini çfarë i keni vënë qëllim vetes, pa u kufizuar nga asgjë. Krijoni miqësi të shëndetshme, me të cilët ndani edhe çështje profesionale. Fundjavat do të jenë të bukura. Në datën 23 dhjetor do të reflektoni se çfarë keni arritur gjatë këtij cikli hënor. A jeni më të lumtur? Mos harroni se përbërësi magjik i një horoskopi jeni vetë ju. Hëna e re në Bricjap është shumë ambicioze në shenjën tuaj dhe do t’ju ndihmojë të arrini gjithçka. Nëse keni probleme të lëna pezull nga e shkuara e hershme, gjeni një zgjidhje që 2023 të jetë një vit i lumtur. Ju presin vetëm gjëra të bukura përpara.

Author: horoscope