Horoskopi i muajit dhjetor: LUANI dhe VIRGJËRESHA

LUANI

Mirë se erdhët në dhjetor! Muaji i kaluar u karakterizua nga një eklips kaotik, por përpos kësaj, vutë re një rritje të madhe në jetën sentimentale. Muaji do të vazhdojë po në këtë drejtim, pasi Neptuni kalon në shenjën e Peshqve. Mos harroni, ju jeni felinët madhështorë të zodiakut dhe keni nevojë që t’ju llastojnë shumë. Në këtë periudhë ndiheni të sigurt në vetvete dhe keni pushuar.

Një ndryshim dramatik në pamje po ju kalon ndër mend, një prerje flokësh ndoshta që të shkëlqeni këto festa. Falë Neptunit, edhe marrëdhëniet seksuale po shkojnë drejt një transformimi pozitiv. Ky është muaji ideal që të plotësoni ndonjë fantazi nga lista juaj e dëshirave. Shumë prej jush kanë bërë kompromise gjatë këtij viti. Po vendosni disa kufij dhe mirë bëni, se s’jeni të detyruar t’i kaloni këto festa me familjarë toksikë. Nëse doni të kaloni një natë të bukur me miqtë, data 7 dhjetor do të jetë idealja. Pini, flisni me miqtë e ngushtë dhe tregojuni se sa shumë i doni.

Falë Diellit që do të kalojë në shenjën tuaj më datë 21, do të ndiheni praktikë dhe të sigurt. Hëna e re e 23 dhjetorit do të sjellë një perspektivë të re nga ana shëndetsore dhe përparësia juaj do të jetë shëndeti mendor. Edhe pse gjithçka do të shkojë fjollë, tensione do të lindim më 29 dhjetor teksa Mërkuri kalon në prapavijë dhe do të përballeni me vonesa, edhe pse zakonisht jeni ju që vonoheni. Në mesnatën e veçantë të ndërrimit të viteve, do të puthni dikë po kaq të veçantë.

VIRGJËRESHA

Mirë se erdhët në dhjetor! Viti është drejt fundit dhe ka qenë një vit i trazuar. Jupiteri mbylli prapavijën e tij në nëntor dhe ju patët mundësi të kuptoni më mirë ndjenjat tuaja dhe vendosni se me kë doni t’i kaloni pushimet. Mërkuri kalon në shenjën e Bricjapit më datë 6 dhjetor dhe kjo është një arsye për të festuar. Si planeti lajmëtar, ai do të sjellë lajme të mira, por edhe një intimitet më të madh në marrëdhënien me partnerët. Të dy do të bindeni se duhen provuar gjëra të reja. Dhjetori kryesisht do të karakterizohet nga dashuria dhe energjia sensuale.

Hëna e plotë në Binjakë është idealja për ta festuar me miqtë. Ne ju sugjerojmë të mos zini miq të rinj, sepse gjithçka do të fokusohet te marrëdhëniet romantike falë Venusit që po ashtu kalon në Bricjap. Sezoni festiv ju streson disi pasi blerja e dhuratave dhe planet e pushimeve ju çorientojnë. Më 23 dhjetor, qielli errësohet për shkak të hënës së re në Bricjap, gjë që rikthen sërish çdo gjë prapë te marrëdhënies seksuale, te kujdesi ndaj vetes, te banjat e gjata, te gjumi, te masazhet apo ritualet relaksuese që kryeni në shtëpi. Këtë periudhë jeni rritur shumë shpirtërisht. Askush nuk do t’ju gjykojë edhe nëse vendosni që Vitin e Ri ta kaloni në shtëpi si heremit. Fundviti mund të sjellë një mesazh apo një surprizë nga një ish-partner.

Author: horoscope