Horoskopi i muajit korrik: UJORI dhe PESHQIT Nga Paolo Fox

UJORI

Është periudhë pasigurie nëse duhet të merrni një vendim në lidhje me punën. Nëse kohët e fundit ka pasur më shumë fjalë se vepra, do ta keni të vështirë të ruani qetësinë. Keni energjinë e duhur për t’u përshtatur shpejt me çdo situatë. Mundohuni të mos zemëroheni shumë në datat 5, 12 dhe 19. Në përgjithësi, do të jetë më e vështirë të keni gjithçka në kontroll gjatë 20 ditëve të para të muajit.

Edhe dashuria do të karakterizohet nga momente tensioni, sidomos gjatë dy javëve të para. Çiftet që janë bashkë prej kohësh nga frika e përballjes, parapëlqejnë të shmangen. Ujorin nuk e tërheqin shumë lidhjet mbytëse, ndaj bëni kujdes me zgjedhjet tuaja.

Duhet të mundoheni të shmangi shqetësimet që do t’ju shoqërojnë gjatë dy javëve të para të korrikut. Më pas, do ta merrni mirë veten fizikisht, madje do t’ju rikthehet një guxim që duhet shfrytëzuar. Duhet të provoni meditimin.

PESHQIT

Gjatë këtij muaji do të ndërmerrni projekte që do të shtrihen në kohë deri vitin tjetër. Do të paraqiten edhe mundësitë e një bashkëpunimi. Tashmë janë larguar njerëzit që janë munduar t’ju bllokojnë. Do të merrni shpërblimin e duhur në bazë të moshës dhe të përgatitjeve tuaja, ndonëse korriku nuk karakterizohet nga fitime të mëdha financiare.

Të dashuruarit nuk duhet t’i tremben asgjëje. Ata që jetojnë vetëm po përjetojnë emocione të forta, por po vënë në provë dikë që e njohin prej pak kohësh. Veçanërisht dy ditët e fundit të muajit karakterizohen nga tensioni dhe mund të sjellin ndarje përfundimtare.

Ditët e fundit të korrikut karakterizohen nga lodhja, nervozizmi, paqëndrueshmëria, ndaj ju këshillohet pak kujdes deri në datën 22. Çdo iniciativë për shëndetin duhet programuar në pjesën e parë të muajit. Do të nervozoheni shpejt, ndaj mos u mundoni gjatë 10 ditëve të para të muajit.

Author: horoscope