LUANI:
Mirë se erdhët në maj! Ky muaj do të nisë me një dëshirë të madhe për të bërë aventura teksa Venusi hyn në Dash më datë 2 maj. Në mënyrë krejt spontane, prioriteti yt këtë muaj do të jetë udhëtimi dhe zgjerimi i horizonteve. Rrezikoni! Nëse jeni ende në shkollë, do të përqendroheni te studimet. Kureshtja juaj s’ju lë asnjëherë të qetë. Urani dhe Dielli takohen në Dem dhe ky takim paraqet një mundësi të papritur në aspektin profesional.
Urani është një planet i çuditshëm, i cili krejt papritur do t’ju vendosë në qendër të vëmendjes. Të gjithë sytë janë te ju. Disa miq të vjetër nga e kaluara do të kthehen më datë 10 teksa Mërkuri kalon në prapavijë. Shfrytëzoni mundësinë për të zgjidhur disa çështje që i keni injoruar. Keni kohë që po planifikoni udhëtime, tani është momenti të kaloni edhe kufijtë. Nëse punonin në botën e medias, karriera do të zhvillohet në nivele shumë të larta. Kini ëndrra të mëdha, pasi ju nuk keni kufij. Eklipsi hënor në Akrep do t’i trazojë disi gjërat, sidomos në sferën private.
Do të ndiheni sikur keni shumë alternativa para dhe s’dini kë të zgjidhni, por tregohuni të vendosur dhe jepini duart gjithçkaje që nuk ju pëlqen. Pas datës 20, kur Dielli kalon te Binjakët, do të ndiheni më socialë se kurrë. Do të kaloni më shumë kohë me miqtë dhe do të krijoni lidhje të veçanta. Kërkoni ndihmën e tyre sa herë të keni nevojë, se i keni gjithnjë në krah. Në datën 24 do të ndiheni disi impulsivë. Energjitë tuaja do t’i përqendroni tek arritjet tuaja intelektuale. Më datë 28, karriera do të arrijë një kulm vërtet kozmik, pasi Venusi kalon në Dem. Të gjithë do ta kuptojnë se i meritoni, ndaj mos kini turp të festoni arritjet tuaja. Hëna e Re sjell kontakte të reja.
VIRGJËRESHA:
Koha fluturon gjatë sezonit të eklipsit. Muaji do të nisë plot dashuri dhe pra për ju, sidomos pas 2 majit. Kërkoni një lidhje më të fortë shpirtërore me partnerët dhe do të reflektoni mbi fuqinë që ka intimiteti. Jeni duke punuar shumë dhe këto përpjekje do t’ju çojnë drejt rraskapitjes. Disa lajme të reja do të dalin si nga hiçi dhe do të detyroheni të merrni vendime spontane. Ju s’jeni të tillë, por do të shpërbleheni për rreziqet që do të ndërmerrni. Ndiqni instinktin.
Projektet që keni nisur do të kenë disa vonesa. Keqkuptime, vonesa në takime, fshirje materialesh… të gjithë këto janë pasoja të Mërkurit në prapavijë. Pas datës 10 s’do të jeni shumë produktivë. Shumë bashkëpunëtorë ju kanë ofruar mbështetje financiare për diçka të re që keni ndër mend të bëni. Eklipsi hënor në Akrep do të fokusohet te familja. Do të merrni lajme të reja për motrat ose vëllezërit. Pas datës 20, gjithçka do të përmirësohet.
Shefat janë të vetëdijshëm për përpjekjet tuaja, ndaj mos kini frikë të jeni në qendër të vëmendjes. Marsi kalon në Dash më datë 24 dhe do të aktivizojë ndjeshmërinë tuaj. Do të ndieni nevojën të kryeni praktika për vetëkujdesin, të bëni terapi për shëndetin mendor apo të nisni një jetë më të shëndetshme. Muaji përfundon me Hënën e Re në Binjakë dhe do të jeni plotësisht gati për një pozicion të ri pune. Mos kini frikë t’i kërkoni universit çfarë doni. Fillimet e reja janë shumë pranë.