Horoskopi i muajit NENTOR 2021 nga astrologia Meri Gjini/ Keto jane 4 shenjat qe do kene mundesi unike

Në emisionin “Live From Tirana” ishte e ftuar në studio astrologia e njohur Meri Gjini. Ajo foli për parashikimin e shenjave të horoskopit për muajin nëntor 2021. E pyetur se si e kuptoi ajo lidhjen e saj me astrologjinë, Meri shprehet se:

Është totalisht natyrore sepse unë jam peshk me ashendente peshk. Kam pasur lidhje shumë të fortë me intuitën dhe instiktin dhe shpesh kisha ato reagimet pak të çuditshme dhe kam kaluar luftërat e mia nga shumë emocionale dhe intuitive në shumë racionale. Kam kaluar dallgë edhe në dashuri të mëdha dhe në urrejte dhe refuzime të mëdha. Kur u rrita kuptova që mua më pëlqen kjo gjë dhe do e bëj. Kujt nuk i pëlqen punë e madhe, le të kthejë kurrizin dhe të vazhdojë.

Por çfarë ka rezervuar muaji nëntor për të gjitha shenjat e horoskopit? Meri Gjini e ka nisur me shenjën e Akrepit sepse është muaji i Akrepit.

Ka vend për optimizëm sepse është një muaj aktiv, i gjallë, intensiv dhe është muaji që ka energji të fortë. Të gjithë pavarësisht shenjës do të kenë një situatë shumë më të qëndrueshme. Është një muaj shumë i mirë dhe duhet planifikuar, ata që duan të lëvizin duhet të lëvizin deri në datën 19. Ky do jetë një muaj shumë i mirë për ata që merren me tregti. Për ata që duan të bëjnë ujdira, kontrata. Është një muaj që do të dëgjohen shumë investime dhe do dëgjohen shumë zhurma të forta përsa i përket shteteve të mëdha ose politikave të mëdha. Jupiteri është planeti i fatit dhe të gjitha shenjat e lindura në ditët e fundit të shenjës përkatëse do të marrin maksimumin e fatit.

E pyetur për pikën më të fortë dhe më të dobët të shenjës së Dashit për këtë muaj Meri thotë se:

Pika e fortë është qëndrueshmëria në jetën personale dhe suporti që do të marrin nga dashuria në zhvillimet e tyre për të kontrolluarit e shenjës së Dashit, pra ata që janë racional dhe strateg. Ndërsa për ata që janë spontanë do të ketë çorientim nga data 4 deri në datën 19 nëntor. Pra, sa më strateg aq më të fituar. Ata që kontrollojnë emocionet e tyre do kontrollojnë dhe xhepin e tyre por dhe shtëpinë e gjërat e veta.

Përsa i përket Demit:

Ka qëndrueshmëri goxha të mirë dhe një suport të mirë nga dashuria, ndërsa pika e dobët është mënyra se si do të ndihen përballë njerëzve me të cilët bashkëveprojnë. Gjatë gjithë kohës do të kenë ndjesinë sikur diçka po ndodh dhe kjo do t’i mbajë pak në ankth derisa të marrin vesh planin e qartë të zhvillmit të tyre profesional. Planeti i fatit është Urani dhe një Mars që do aktivizojë Uranin. Periudha e ndryshimeve duket sikur është në maksimumin e vet gjatë muajit nëntor dhe do të vazhdojë deri në mesin e dhjetorit. Nëse merren me atë çfarë duan dhe jo se çfarë mendojnë të tjerët do ja dalin mbanë shumë mirë.

Për Binjakët Meri parashikon se:

Kanë intensitet dhe ritëm të përshpejtuar, e cila detyrimisht do t’i bëjë që ta humbasin pak kontrollin e fjalës. Mërkuri i ndihmon shumë që arma më e fortë të kthehet dhe të jetë më fitimprurëse. Ata që lënë jashtë emocionet e mbartura nga tetori dhe më parë do ja dalin mbanë të jenë bindës per të gjetur ekuilibër në punë dhe në familje, ndërsa për ata që e lënë emocionin të dalë ne sipërfaqe, do të kenë shpërthime të vogla në jetën personale. Do të kenë grindje në jetën personale vetëm në dhjetë ditëshin e parë dhe duhet të kenë kujdes në lidhje me shëndetin. Binjakët kanë komunikim shumë të ngrohtë dhe shumë të mirë dhe une i quaj të mençurit e zodiakut sepse dhe në drama shumë të mëdha japin pak kohë nga vetja e vet, nuk ngecin në situata.

Ja se çfarë thotë astrologia për shenjën e Gaforres:

Do të jetë muaj shumë intensiv që do të ketë zhvillime shumë të mëdha si në jetën profesionale ashtu edhe personale. Të lindurit në dhjetë ditëshin e fundit të shenjës do të kenë zhvillime shumë të mira. Janë në pritje të dhjetorit, periudhën në të cilën do të ndihen realisht të favorizuar nga fati. Gaforrja e kontrollon emocionin në çfarëdo lloj zhvillimi. Zhvillimet janë në shërbim të të mirës dhe duhet të kenë reagime të logjikshme se çfarëdo lloj gjëje që do të vijë në jetën e tyre do jetë e mirë.

Luani:

Ky muaj do ketë pasiguritë e veta, kujdesi dhe vëmëndja duhet të jetë e fokusuar në jetën në çift. Ndërkohë ka zhvillime tek pjesa e punës, premtime që mund t’i kenë bërë gjatë vitit që në fillimet e veta, duket sikur dalin përpara për t’i mbajtur ato premtime apo për të punuar fort për ato premtime. Planeti i fatit dhe Saturni përballë tyre, imponon një formë serioziteti në mënyrën se si do të strukturojnë çështjet e punës së tyre apo bashkëpunimet. Duhet dhe t’i përdorin ato premtime dhe bën shumë mirë sepse çdo gjë që u përket atyre do të vihen në një vijë të drejtë të përshpejtuar drejt suksesit. Të shfrytezojnë 10 ditëshin e tretë për bashkëpunimin që kanë në mendje dhe të hedhin themele nisjeje.

Po për shenjën e Virgjëreshës?

Ka zhvillime ekonomike, stabilitet, qëndrueshmëri dhe siguri në mënyrën sesi do të ndihen, jo vetëm në raport me fizikun e tyre por do të jenë mirë dhe të fuqishëm për të kontrolluar çfarëdo lloj problemi që do të kenë. Personat e shenjës së Virgjëreshës janë organizator shumë të mirë dhe strateg shumë të mirë. Siguria ekonomike e tyre do të vijë pas strategjisë së tyre.

Për Peshoren parashikohet:

Muaji i vështirë i tyre por shumë i rëndësishëm ishte mesi i shtatorit deri ditën e djeshme. Do të ketë rregullim të çështjeve që u përkasin familjarëve. Do të ketë zgjidhje çfarë ka në lidhje me familjen, ndërkohë që është një muaj që ka zhvillim përsa i përket çfarë kanë pasur në lidhje me punën e tyre. Ngarkesa dhe lodhja do dëgjohet nga goja e tyre sepse prisnin që të lehtësoheshin nga ritmi, por në fakt do të jenë në një ritëm intensiv.

Për sa i përket Akrepit:

Mërkurin e zotërojnë shumë mirë. Personat e shenjës së Akrepit kanë intuitën shumë të fortë, strategji dhe parandjenjën e keqe shumë të fortë. Do kthehen anët e tyre më të forta, por pa e ekzagjëruar. Gjithashtu, do të duhet të jenë të kujdesshëm në menaxhimin e asaj që duhet të thonë në jetën personale.

Lidhur me Bricjapin, Meri thotë se:

Një pjesë e tyre që merren me biznes dhe politikë do të ketë zhvillime dhe investime të mëdha. Këto investime të bëhen nga mesi i muajit sepse hëna e re nxjerr shumë pengesa në gjërat që besojmë se janë tonat, por kjo pengesë sjell nervozizëm, sepse nuk do të sillte pengesa nëse diçka është për mua. Nisjet e reja duhet të jenë në mes të muajit dhe vazhdimësi.

Po për Shigjetarët?

Nëse kanë udhëtime të gjata, kanë për të diskutuar gjëra të rëndësishme, do të ketë zhvillime dhe njohje e kontakte të reja që do të sjellin zhvillime të rëndësishme në anën profesionale nga mesi i dhjetorit dhe në vazhdimësi. Do të ketë vendosje të tilla që do të sjellin një rritje shumë të përshpejtuar në mesin e dhjetorit.

Ujori:

Ata që nuk kanë marrë iniciativën, përgjegjësinë duhet t’i marrin. Deri në datën 29, iniciativat e mëdha do të shoqërohen me fat dhe disa do të kenë plotësim të ëndrrave më të mëdha, disa të tjerë do të kenë një formë seleksionimi. Kush ka punuar do të shpërblehet, për disa të tjerë mund të ketë edhe anulime dhe këto anulime do të jenë për të lindurit në dhjetë ditëshin e parë.

Lidhur me shenjën e fundit të horoskopit, Peshqit Meri thotë se:

Personat e shenjës se Peshqve do të luftojnë fort për gjërat e tyre, nuk do të heqin dorë nga ajo çfarë besojnë që është e tyre. Për ata që kanë plan për lëvizje të shkurtra dhe për të udhëtuar, është shumë e mbarë. Gjithashtu edhe për artistët e shenjës së Peshqve është shumë e mbarë dhe do të kenë maksimumin e shkëlqimit.

Author: horoscope