Horoskopi i muajit nëntor: DASHI dhe DEMI

Nga PAOLO FOX

DASHI: Zgjedhjet që mund të bëni do të jenë më të lehta në aspektin profesional, edhe pse qëndrueshmëria ekonomike pritet ende të vijë. Nëse prisni një konfirmimin, duhet të duroni deri në fund të muajit. Jupiteri dhe Saturni vazhdojnë me kalimin në shenjën tuaj dhe kjo është diçka me rëndësi.

Gjërat do  të shkojnë shumë më mirë pas datës 22, kur Dielli kalon në shenjën tuaj. Nëse jeni ndier të irrituar, të fyer, tani ka ardhur momenti të ngrini zërin, sidomos nëse dikush ju detyrohet për diçka. Jeni gati të reagoni. Datat 25 dhe 26 do të jenë shumë interesante për të shfrytëzuar disa mundësi të reja. Nëntori do të sjellë më shumë optimizëm në aspektin profesional.

Ju e dini se e keni të vështirë të ruani qetësinë brenda në familje kur jeni të shqetësuar për probleme jashtë saj. Bëni kujdes dhe mos shkarkoni stres dhe shqetësime tek ata që po përpiqen të të ndihmojnë. Nëntori do të jetë një periudhë reflektimi në sferën sentimentale . Ata që janë lidhur prej disa muajsh duhet të kuptojnë se çfarë po ndodh me zemrën e tyre.

Në vështirësi do të ndihen çiftet që kanë kaluar kriza të mëdha së fundmi.  Raportet delikate duhet t’i mbroni sa më shumë, sidomos në datat 22, 23, 29 dhe 30, ditë që do të karakterizohen nga nervozizmi. Disa njerëz që keni afër duan t’ju bëjnë të ndiheni në faj, edhe pse ju nuk keni për çfarë ta kritikoni veten.

Nëntori do t’ju vërë edhe në një provë fizike, duke rikthyer te ju atë nervozizmin dhe ankthin që shoqëroi edhe fundin e verës. Lajmi i mirë është se pas datës 22 gjithçka do të ndryshojë, sidomos nëse do të nisni një terapi. Bëni më shumë kujdes me ushqyerjen.

DEMI: Do të ndryshoni rrotën e fatit tuaj, por jo nga nevoja. Për ju është e pashmangshme që të mos zgjidhni ca llogari që kanë mbetur pezull që prej fillimit të 2021. Toleranca nuk do të jetë pika juaj e fortë këtë periudhë, sidomos në aspektin profesional. Të rinjtë që zakonisht ankohen më shumë kur nisin punë, duhet të gjejnë zgjidhje tjetërkund, jo tek eprorët. Mund të eksperimentoni sa të doni, por pa e tepruar me shpenzimet. Problemi më i madh për ju këta dy vjetët e fundit kanë qenë pikërisht shpenzimet e tepërta, herë me të drejtë e herë pa të drejtë. Sa më shumë i afrohemi fundit të vitit, aq më shumë do të ndieni forcën e Jupiterit.

Këtë periudhë edhe çiftet më të konsoliduara kanë pasur vështirësi, sidomos nëse është bërë fjalë për çështje ekonomike. Venusi do të nisë një tranzicion interesant. Hidheni me kujdes çdo hap në marrëdhënien tuaj. Kush nga ju mendon të martohet, duhet të jetë  i bindur 100%. Tradhtitë janë gjithnjë të rënda dhe nuk shërbejnë si zgjidhje për çiftet që nuk arrijnë më të kuptohen. Historitë që lindin gjatë muajit nëntor do të jenë interesante. Sprovat që keni kaluar deri tani kanë qenë të shumta dhe ndiheni të lodhur. Data 18 do të shënojë një takim të bukur, që dhuron emocione.

Me yjet e këtij muaji duhet të ruani durimin në maksimum, gjë që s’do të jetë e lehtë në datat 11 dhe 12, ditë plot nervozizëm. Fakti që keni kaq shumë planetë kundër, ndieni nevojë të çliroheni, duket sikur doni të largoheni nga situata që sjellin vetëm acarim dhe lodhje.

Author: horoscope