LUANI:
Përshëndetje, Luanë të hatashëm! A ju ka thënë kush sot se sa të bukur që jeni? Kjo është pikërisht ajo që doni të dëgjoni. Fundi i muajit që lamë pas, pikërisht kur prapavijës së Venusit i erdhi fundi, solli edhe uljen e nivelit të stresit në jetën tuaj sentimentale.
Shkurti do të sjellë më shumë bekime romantike drejt jush, por edhe ju duhet të përvishni disi mëngët. Në datën 1 as që do të doni ta dëgjoni fjalën martesë. Hëna e re do të favorizojë marrëdhëniet e konsoliduara, por me kufijtë që ju vendosni. E nëse do të duhet t’i jepni duart dikujt, më mirë bëjeni pa qenë shumë vonë. Një ish-partner mund të bëhet i gjallë me një mesazh të papritur, por vlerësojeni mirë situatën.
Cila vlen më shumë, e shkuara apo e tashmja? Ju adhuroni të jeni në qendër të vëmendjes dhe me plot të drejtë, se e meritoni. Dielli është sunduesi juaj dhe jo më kot, doni gjithnjë të jeni nën dritën e projektorëve. Menjëherë pasi Mërkuri nuk është më i zmbrapsur, do të përqendroheni më shumë te synimet tuaja afatgjatë në fushën profesionale. Nëse jeni beqarë, po analizoni më me kujdes pluset dhe minuset e mundësive që keni. Nëse keni një marrëdhënie prej kohësh, mbajeni fort, pasi njiheni si flirtues të mëdhenj dhe mund të lëndoni dikë. Nëse doni diçka rastësore, s’ka problem, vetëm thojani që në fillim palës tjetër që të mos i copëtohet zemra.
Hëna e plotë do të sjellë shumë drama, e megjithatë në listën tuaj ka plot gjëra të tjera. Hëna e plotë e 16 shkurtit në shenjën tuaj nënkupton se të ardhurat dhe të mirat do t’ju kënaqin. Hani ushqime të shijshme, madje edhe ëmbëlsira. Eksperimentoni gjëra të reja, përqendrohuni te vetja, si zakonisht, pasi pikërisht kjo ju përmbush. Me të nisur sezoni i Peshqve më datë 18, produktiviteti dhe energjia do të arrijnë majat.
VIRGJËRESHA:
Gëzuar muajin shkurt, Virgjëresha! Muajin e kaluar, planeti juaj sundues, Mërkuri komunikues, nisi prapavijën e parë të vitit. Për fat të keq, kjo ndikoi më shumë në shenjën tuaj krahasuar me të tjerat. Pra, mund të prisni vonesa në udhëtime, probleme në komunikim, kthim të ish-partnerëve. Megjithatë, nëse i keni mbijetuar vitit 2020, mund t’i bëni ballë gjithçkaje me të cilën do t’ju përballë 2022. Muaji nis me hënën e re në Ujor më 1 shkurt.
Ju kujtojmë se ditët e hënave të reja, janë momente për fillime të reja. Pavarësisht nëse jeni të lidhur apo jo, do të ndieni shumë presion gjatë Shën Valentinit. Ju këshillojmë që këtë muaj të keni si përparësi shëndetin tuaj mendor. Doni të dilni të argëtoheni muajin e Kupidit apo të mbylleni në dhomë dhe të qetësoheni? Reflektoni mbi nevojat tuaja dhe komunikoni me partnerët dhe miqtë për qetësinë që keni nevojë. Përdoreni këtë periudhë për të ndërtuar ekuilibrin e duhur mes kohës që doni të kaloni vetëm dhe kohës për t’u socializuar. Mërkuri juaj e mbyll prapavijën në datë 3. Ju jeni njëherazi shëruesit e zodiakut, por edhe vetmitarët.
Keni nevojë për vetmi që të ndiheni komod, por të mos harrojmë edhe nevojën që ndieni për t’u përqendruar më shumë te të tjerët sesa te vetja. Sigurisht që izolim i tillë s’i bën mirë shëndetit tuaja mendor. Edhe për Shën Valentin do të ndiheni shumë skeptik. Më shumë se të shpenzoni një mal me para për t’u ndier mirë me partnerët, shfrytëzoni romancën në mënyra të tjera. Këtë muaj plotësojani tekat vetes, hani ëmbëlsira, udhëtoni, dilni për pazare. Me të nisur sezoni i Peshqve do të ndiheni edhe më emocionalë, gjë që mund të stimulojë paranojën. Mendohuni dy herë para se të krijoni ide të gabuara në mendje, të tipit sikur dikush do t’ju pushojë nga puna apo dikush nuk ju ka qejf. Në fushën profesionale gjërat do të përmirësohen pas datës 18. Shijoni qetësinë e këtij muaji. Kur keni gjithçka në rregull në jetën personale, ju këshillojmë të përqendroheni te synimet profesionale.