PESHORJA:
Mirë se erdhët në shkurt, Peshore! Planeti juaj sundues është Venusi, planeti i romancës. Edhe pse ky nuk është sezoni juaj, kjo nuk do të thotë se periudhën e Shën Valentinit nuk do ta kaloni bukur. Venusi përfundoi prapavijën në fund të janarit dhe iu bashkëngjit direkt Kupidit.
Shkurti nis direkt me Xhunon “asteroidin e angazhimit dhe martesës” që më datë 1. Kur flasin për angazhim, mendojmë për partnerët aktualë apo potencialë. Ky kalim do të theksojë fushën e kënaqësisë. Shkurti është muaji i përsosur për të ndezur pasione. Kur ju ndiheni të lumtur dhe të përmbushur me veten, e keni edhe më të lehtë të qëndroni krah të tjerëve. Dëshirat seksuale janë shumë të rëndësishme për ju. Pas datës 3 shkurt, do ta keni më të lehtë edhe të komunikoni.
E megjithatë, edhe pse të gjithë këtë muaj do të përqendrohen te ndjenjat, mendja ju rri vetëm te puna. Me diplomacinë që ju karakterizon nuk do të keni aspak probleme të krijoni lidhje të reja apo të shijoni ato që keni, ja përse një sy e keni edhe nga karriera. Dinamikat në vendin e punës ju tërheqin gjithmonë vëmendjen. Mërkuri hyn në Ujor më datë 14 dhe ju vendosni të thoni të gjitha të vërtetat që i keni thënë nën zë. Sigurohuni që t’i trajtoni kolegët me dinjitetin dhe respektin që meritojnë.
Hëna e plotë në Luan më datë 16 sjell maturi profesionale dhe personale. Nën ndikimin e Luanit dramatik do të lindin disa thashetheme dhe fjalë. Mos punoni deri vonë dhe mos e vritni mendjen për afatet. Madje, keni lejen edhe të fikni telefonin. Pas datës 18 do të ndiheni më të ndjeshëm pasi nis sezoni i Peshqve. Po rimerrni veten nga goditje të rënda të së shkuarës dhe kujdesi s’është asnjëherë i tepërt. Data 24 shkurt do të jetë dita më me fat dhe më magjike. Mos u ndjeni asnjëherë në faj nga mëkatet e vogla.
AKREPI:
Gëzuar muajin shkurt, Akrepa! Gjatë janarit jeni përpjekur shumë të ruani qetësinë, madje edhe kur Mërkuri ka ndikuar aq shumë në prapavijë. Të lindurit në shenjën tuaj duhet të praktikojnë më shumë kujdesin për veten gjatë periudhave stresuese që të mos ua shfryjnë gjithë inatin partnerëve apo njerëzve të dashur. Ju keni një thumb vdekjeprurës, ndaj përdoreni me maturi. Më datë 1, hëna e re në Ujor do t’ju largojë disi nga emocionet dhe kjo është gjë e mirë, pasi ju jeni një shenjë uji emotive, që shpeshherë mendoni me zemër dhe jo me kokë. Hëna në Ujor do të ndikojë te logjika juaj për fillime të reja.
Më datë 3 përfundon edhe zmbrapsja e Mërkurit dhe ju do të nisni të mendoni për Shën Valentinin. Pas nëntë muajsh nis sezoni i Akrepave, ndaj me gjasë ju jeni ngjizur në këtë periudhë. Nëse po përpiqeni të bëheni me fëmijë, kjo është periudha më e favorshme. Mos u shtirni sikur kjo datë e shënuar nuk është e rëndësishme për ju, sepse është. Pavarësisht nga statusi juaj, të lidhur apo beqarë, Marsi, planeti juaj do të sjellë një qartësim mendimesh më datë 14. Mos u ndjeni keq edhe nëse jeni beqarë, sepse ju s’e keni problem vetminë. Por nëse jeni duke dalë me dikë apo në një lidhje të gjatë, do të identifikoni dëshirat tuaja dhe do t’ia komunikoni partnerit.
Më datë 16, qiellin do ta shkëlqejë hëna e plotë e Luanit guximtar, duke e kthyer vëmendjen tuaja tek ambiciet profesionale. Manifestoni dëshirat tuaja dhe ndoshta do të keni një rritje rroge që e prisnit prej kohësh apo një projekt afatgjatë do të japë frytet e veta. Shkruani në një letër disa nga synimet tuaja dhe vendosini diku që t’i keni para syve. Me të nisur sezoni i Peshqve, një tjetër shenjë e ujit, do të ndiheni disi në ankth dhe paranojak, por s’është nevoja. Ktheni kokën nga hëna e plotë e Luanit dhe kujtojini vetes sa të fuqishëm që jeni.